Video/ Martesës së tyre po i vjen fundi? Veprimi i Melania ngre dyshime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Melania Trump duket se është mërzitur nga martesa me Donald Trump. Media ka publikuar videon e Melania dhe Donald Trump teksa zbresin nga avioni i Air Force One. Zonja e parë është filmuar teksa refuzon t’i mbajë dorën bashkëshortit të saj, Donald Trump.

Pamjet shfaqin Melania-n, 50 vjeç, duke u përpjekur të mbajë fustanin, ndërsa zbret shkallët e aeroplanit presidencial në taka të larta.

Më pas, ajo i largon krahun Donald Trump, 74 vjeç, i cili bën disa përpjekje për t’i kapur dorën. Kjo nuk është e vetmja herë që Melania refuzon t’i mbajë dorën bashkëshortit apo t’i qëndroj pranë.

Ekspertët e gjuhës së trupit thonë se “sinjalet” që jep nuk kanë qenë gjithnjë kështu, por marrëdhënia e saj  me presidentin e Shteteve të Bashkuara ka ndryshuar, që prej hyrjes në Shtëpinë e Bardhë dhe kjo ka sjellë ndryshime dhe në gjuhën e saj të trupit, në daljet publike.

Ajo nuk duket dhe aq entuziaste pranë bashkëshortit të saj. Në videon e mëposhtme, ajo ndryshon tërësisht shprehinë e fytyrës kur Donald Trump kthen kokën dhe në shumë nga daljet e tyre publike, ajo refuzon përsëri t’i japë dorën:

Në shumë foto duket se Melania përpiqet të distancohet dhe Trump përpiqet ta mbajë sa më pranë, duke i shtrënguar dorën  apo duke e kapur fort nga krahu, kur afrohet ta puthë.

Përveç mediave, një ndër figurat e njohura të botës, Rihanna ka reaguar ndaj kësaj situate. Këngëtarja me famë botërore ka zgjedhur ta quaj veprimin e Melanias një art, duke e postuar në rrjetin e saj social, Instagram./St.Su/Fjala.al

Të fundit

Procesi/ Berisha në planin B, mosnjohje zgjedhjesh dhe betejë ligjore

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për manipulim masiv të votës, shpërdorim fondesh publike dhe presion mbi zgjedhësit. Ai...

OKB: Mbi 28,000 gra dhe vajza të vrara në Gaza që nga tetori i vitit 2023

Më shumë se 28,000 gra dhe vajza janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor 2023, sipas UN Women. Shifra...

Parashikimi i motit për sot, 21 maj 2025

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas –...

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në një marrëveshje, për shkak të...

Lajme të tjera

Web TV