Video/ “Bëhu hero për dikë”, Skënder Brataj dhuron gjak për të sëmurët me C*vid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka dhuruar gjak, që mund të shërbejë për pacientët e prekur nga koronavirusi.

Në një video-mesazh të publikuar në ‘Facebook’ nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Brataj thekson se “Kjo është një iniciativë që duhet të përqafohet nga të gjithë ata që kanë kaluar koronavirusin, të grumbullohet sa më shumë gjak, me qëllim që të gjithë pacientët e shtruar në spital, që do të kenë nevojë për trasfuzion, ta kenë atë”.

Ndërsa ministrja Manastirliu shkruan “#Krenare për ekipin e mjekëve, që edhe me shembullin vetjak, tregojnë vlerat e solidaritetit dhe humanizmit. Dr. Skënder Brataj i është bashkuar nismës “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”, për të dhuruar gjak, që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me COVID19. Bëhu edhe ti #hero për dikë që ka nevojë për ty! ?Dhuro gjak/plazëm!”/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shuarja e Piro Milkanit, regjisori i njohur përcillet sot për në banesën e fundit

Sot përcillet për në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar, Piro Milkani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së...

Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të duhet të presin edhe disa muaj përpara se parlamentarët e vjetër t’i lirojnë sallën. Kushtetuta...

Avokati: Berisha nuk ka prova që i vodhën votat, e ka të sigurt burgun

Avokati Idajet Beqiri thotë se kreu i PD, Sali Berisha nuk ka prova për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit. Në një intervistë për “Ora...

Nga “nuk të sjell Amerika në pushtet” tek “do ankohemi te SHBA për vjedhjen e zgjedhjeve”

Nga Simon Hadaj Paradokset e  politikës në këtë vend nuk çudisin më askënd, veçse ndonjëherë arrijnë në nivele të tilla absurditeti saqë të lënë me...

Kosovë/ Sot nis “Defender Europe 2025”, marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 shtete

Këtë të diel në Kosovë do të nisë “Defender Europe 2025”, në ushtrim i madh ushtarak udhëhequr nga Ushtria e SHBA-së në Europë dhe...

Lajme të tjera

Web TV