Jennifer Lopez, rikthen modelin e flokëve të viteve ‘90

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në rast se nuk e keni vënë re, jemi duke u rikthyer pas në trendet e viteve ’90. Kudo po shohim tone të guximshëm sysh e madje edhe karficat e dikurshme me flutura.

Një person që po e përqafon ringjalljen nostalgjike të dekadës është Jennifer Lopez, e cila ka rikthyer në modë një prej modeleve të flokëve më të famshëm gjatë viteve ‘90.

Këngëtarja na kujtoi Cindy Crawford dikur dhe mund të themi me plot bindjen se s’ka asgjë më pak se një supermodele e atyre viteve.

Stilisti i saj i flokëve, Chris Appleton ndau punën e tij të fundit në Instagram dhe jemi pa fjalë. Këngëtarja duket si një yll i viteve ’90 me flokë me onde e me volum, të krehura në mënyrë të përsosur.

Ky është modeli i flokëve që u bë i famshëm edhe nga Pamela Anderson, që edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vjet, duket i pakohë dhe pa dyshim magjepsës./Sa.Ka/Fjala.al

Të fundit

“S’më njeh njeri këtu”/ Çfarë po mundohet të thotë Heidi?

Përgjatë ditëve të fundit, Heidi ka patur sulme të vazhdueshme prej disa nga banorët e shtëpisë së “BBV3”. Sakaq, gjatë...

Në burg për aferën e inceneratorëve, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e Lefter Kokës

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesat e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili kërkonte shfuqizimin si antikushtetues të dy vendimeve të Gjykatës së Lartë. Koka...

“Nuk e fsheh dot”- Çfarë po tregon Juli pak para “Prime-t” të sotëm?

Juli dhe Meritoni prej të shtunës janë në një televotim, ku publiku do të vendosë se cili do të jetë finalisti i dytë i...

Autobusi me punëtorë përplaset dhe del nga rruga, 8 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur

Tetë persona humbën jetën dhe rreth 53 të tjerë u plagosën kur një autobus me punëtorë ferme u përplas me një automjet tip Ford...

Irlanda pritet të rrisë moshën e blerësve të duhanit

Irlanda pritet të rrisë në 21 vjeç moshën minimale të blerësve të duhanit, sipas një draft-legjislacioni të prezantuar të martën. Nëse finalizohet, ky do të...

Lajme të tjera

Web TV