Jennifer Lopez zbulon se është keqtrajtuar nga një prej ish-partnerëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jennifer Lopez, tashmë e martuar me aktorin Ben Affleck, zbulon se ka qenë viktimë e dhunës në familje në dokumentarin e saj të ri “The Greatest Love Story Never Told”.

“Të të trajtojnë ashtu, nuk është kënaqësi. Nuk kam qenë kurrë në një lidhje ku jam rrahur, faleminderit Zotit, por patjetër që jam sulmuar dhe goditur dhe disa gjëra të tjera të pakëndshme. Të përafërta. Mosrespektuese”.

Ndër lidhjet e saj të mëparshme, JLo, 54 vjeçe, ka qenë e martuar tre herë dhe është lidhur me disa të famshëm. Megjithatë, ajo nuk sqaroi se kush e kishte keqtrajtuar.

“Ka pasur njerëz në jetën time që thoshin ‘të dua’ dhe më pas nuk bënin gjëra që ishin në përputhje me fjalën dashuri. Duhet të arrish fundin, kur je në situata kaq të pakëndshme dhe aq të dhimbshme sa më në fund thua ‘Nuk e dua më këtë’”, shtoi ajo më tej./E.Ç

Të fundit

“Keni ngrënë dreka dhe darka jashtë”, a e ka mik Jul Deda babain e Heidit?

Françeska Murati duket se është e bindur se Julian Deda dhe babai i Heidi Bacit, njihen jashtë shtëpisë së...

Pas presidentes edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Vendin tim e quaj si ta dua

Pas deklaratave të presidentes së re maqedonase e cila gjatë betimit vendit iu referua vetëm si Maqedoni, kryeministri Hristian Mickoski sfidon Greqinë, duke thënë...

BE nis një hetim ndaj kompanisë Meta, arsyeja

Komisioni Europian ka nisur një hetim të thelluar ndaj Metës për shkeljen e mundshme të rregullave të BE-së të përfshira në Aktin e Shërbimeve...

10 futbollistët më të paguar në planet për vitin 2024, Ronaldo mposht thellë Messin

Edhe një herë futbolli del në skenë si sporti dominues në listën e sportistëve më të paguar në vitin 2024. Në publikimin e kësaj...

Zbardhet vendimi/ Kush janë 2 anëtarët e Kushtetueses që ishin pro lirimit të Belerit

Shumica vendos dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i padiskutueshëm, por ai i 21 marsit për Fredi Belerin ka edhe mendim pakice me dy...

Lajme të tjera

Web TV