Do udhëtoni për në Itali? TIA: Dy kërkesa për ata që vijnë nga Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana International Airport ka informuar qytetarët shqiptarë se Agjencia Kombëtare e Aviacionit Civil ka 2 kërkesa për pasagjerët që udhëtojnë nga Shqipëria.

Kërkesa e parë ka të bëjë mbi përdorimin e maskës. Kërkohet vetëm maskë kirurgjikale, në rast të kundërt mund të mos lejohet hyrja në Itali.

Kurse kërkesa tjetër ka të bëjë më formularin e vetëdeklarimit. Italia kërkon që pasagjerët të jenë të pajisur me këtë formular dhe të kenë dy kopje, një për ta dorëzuar në momentin e check-in (pranimit të biletës) dhe tjetra të dorëzohet në Itali në destinacionin e mbërritjes.

Por ndërkohë, deri më 7 shtator Italia mbetet e mbyllur për Shqipërinë dhe do të lejohen të hyjnë vetëm italianët dhe shqiptarët me leje qëndrimi në Itali. Ndërkohë ata që rezultojnë pozitivë duhet të karantinohen për 14 ditë në destinacionin e mbërritjes.

NJOFTIMI NGA TIA

?Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në Itali????

Agjencia Kombëtare e Aviacionit Civil Italian ka përcjellë këto dy kërkesa për pasagjerët që udhëtojnë nga Shqipëria, me qëllim që procesi i kalimit të udhëtarëve nëpër aeroporte të lehtësohet :

?Çdo pasagjer që udhëton drejt Italisë duhet të jetë i pajisur vetëm me maskë kirurgjikale. Pasagjerët që përdorin lloje të tjera të maskave, mund të mos lejohen të hipin ne bordin e avionit.

?Formularët e vetëdeklarimit duhet të printohen dhe të plotësohen paraprakisht. Njëra kopje duhet të dorëzohet në momentin e check-in (te pranimit të biletës) dhe kopja tjeter duhet të dorëzohet tek autoritetet lokale italiane në destinacionin e mbërritjes.

Plotësimi i formularit para udhëtimit ndihmon në minimizimin e qëndrimit për një kohë të gjatë në radhë gjatë procesit të kontrollit.

Udhëtimet mbeten ende të kufizuara.

Lexo edhe :  "Kujdes të kam fal njëherë…"/ Manja përplaset me Këlliçin dhe Gjin Gjonin

?Ju lutem gjeni formularin në linkun e mëposhtëm:

http://www.tirana-airport.com/…/15984515615144FORMAL_STATEM…

Ju faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Robotët tani edhe boksojnë, pamjet tregojnë aftësitë luftarake të tyre

Robotët humanoidë po shkëmbejnë grushta në një kamp trajnimi intensiv përpara një gare boksi robotësh që do të zhvillohet...

Cilat janë dy shtetet që po na sjellin më shumë vizitorë në Shqipëri

Shqipëria ka pritur më shumë vizitorë në marsin e këtij viti me një rritje prej 21.9% krahasuar me të njëjtin muaj te 2024. Sipas të...

Microsoft bllokon emailet që përmbajnë fjalët “Palestinë” ose “Gaza”

Microsoft ka zbatuar në heshtje një politikë që bllokon emailet e punonjësve që përmbajnë fjalët “Palestinë”, “Gaza” ose “gjenocid” në serverët e saj të...

Operacion kundër terrorizmit në Fushë Kosovë dhe Malishevë, në pranga dy persona

Dy persona të dyshuar për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, dhe për shpërndarje të ideologjisë për organizata terroriste përmes rrjeteve sociale, janë arrestuar të...

Të shtëna me armë pranë selisë së CIA-s

Një incident u regjistrua këtë të enjte jashtë selisë qendrore të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Langley, ku rojet e sigurisë hapën zjarr, duke...

Lajme të tjera

Web TV