Një vrasje ka ndodhur në Tiranë, ku një 37 vjeçar, Fatmir Demiri ka vrarë me sende të forta 61-vjeçarin, Dorjan Latollari . Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në Tiranë.
Mësohet se 37-vjeçari ishte i dënuar më parë për dezertim nga shërbimi ushtarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, me marrjen e njoftimit se në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në oborrin e banesës ishte gjetur i pajetë 61-vjeçari, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune të riorganizuara dhe hetimeve intensive bënë të mundur zbulimin e ngjarjes, dhe kapjen e autorit të dyshuar shtetasin 37 vjeç, banues në Tiranë.
37-vjeçari e ka pranuar autorësinë dhe është shprehur se për disa konflikte të mëparshme, dyshohet për konflikte pronësie, me vetë-përgjegjësi ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen shtetasit D.L.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore./Re.Gu/Fjala.al