PS ‘ndez motorrët’ për fushatën elektorale, ja ku dhe kur do mblidhet Grupi Parlametar

Ndërkohë që jemi vetëm disa muaj larg zgjedhjeve qendrore të 2021-shit, grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet të martën e 1 shtatorit për të marrë porositë për nisjen e fushatës elektorale.

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00 tek ambientet private “Rozafa – Fish City” në Elbasan.

Në fokus të diskutimeve mësohet se do të jetë thirrja e Asamblesë Kombëtare për zgjedhjen e kryesisë së re, marrja e porosive për nisjen e fushatës elektorale dhe gjithashtu socialistët do të informohen për ndryshimet  e reja që do të ndërmerren për Kodin Zgjedhor me qëllim hapjen e listave.

/En.Br./Fjala.al