Afër 6 milionë të infektuar në SHBA, shqetësime për përhapjen e virusit në universitete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Afër 6 milionë ka arritur numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara, derisa zyrtarët thonë se po përballen me shpërthime të rasteve të reja në mesin e studentëve që po kthehen në universitete për të vijuar semestrin e vjeshtës.

Zyrtarët thonë se u është dashur të mbyllin shumë kafiteri në përpjekje për të kontrolluar shpërthimet në shumë kampe të studentëve në të gjithë vendin.

Edhe pse shumica e shkollave kanë vendosur të kalojnë në mësimin online, të paktën pjesërisht, studentët ende po vazhdojnë përsëri të shkojnë në kampuse.

Megjithatë, në shkallë vendi, numri i rasteve të reja, vdekjeve dhe shtrimeve në spital janë në rënie. Por, zyrtarët janë të shqetësuar për rritjen e rasteve mes studentëve, përfshirë në shumë kampuse të kolegjeve në Miduest.

Gjatë fundjavës, numri i të infektuarve në botë tejkaloi shifrën 25 milionë. Në përpjekje për të ulur numrin e rasteve të reja, në shumë vende janë rivendosur kufizimet gjatë javëve të fundit.

Derisa po vazhdojnë me nguti përpjekjet për të zbuluar një vaksinë ndaj koronavirusit, kreu i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, Stephen Hahn, tha se ka mundësi që të jepet miratimi urgjent për një vaksinë, përpara përfundimit të provave të nevojshme për të garantuar sigurinë dhe efektivitetin e saj.

Por, Hahn insistoi se për këtë, ai nuk është nën presionin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili po këmbëngul për zbulimin e një vaksine, duke thënë se ajo mund të jetë gati para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në SHBA.

“Kjo do të jetë shkencë, mjekësi, vendim në bazë të të dhënave”, tha Hahn, duke shtuar se “ky nuk do të jetë një vendim politik.”

Lexo edhe :  Rriten hyrjet në Shqipëri gjatë muajit prill, 6% më shumë se një vit më parë

Koronavirusi po tregohet këmbëngulës edhe në vendet që vendosën situatën nën kontroll. Zelanda e Re, Australia dhe Koreja e Jugut kohët e fundit po luftojnë me shpërthime të reja të rasteve me koronavirus.

SHBA-ja miraton përdorimin e plazmës së gjakut për trajtimin e COVID-19

Vendosja e maskave do të bëhet e detyrueshme që nga 31 gushti në transportin publik dhe gjatë udhëtimeve me aeroplan në Zelandën e Re, e cila kaloi më shumë se 100 ditë pa raste të reja para se të rifillonte paraqitja e tyre.

Australia regjistroi ditën e saj më vdekjeprurëse të pandemisë më 31 gusht, kur shteti i Viktorias njoftoi për 41 vdekje nga COVID-19 dhe 73 raste të reja të të infektuarve.

Koreja e Jugut gjithashtu raportoi për raste të reja.

Në anën tjetër, Amerika Latine është ende duke luftuar me një situatë të rëndë të pandemisë. Brazili më 30 gusht tha se numri i të vdekurve kapërceu shifrën 120.000 dhe Meksika tejkaloi 64.000.

Në të gjithë botën afër 855.000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19.

Bota po përballet gjithashtu me një kundërshtim të fuqishëm ndaj masave për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit derisa shumë njerëz thonë se janë të lodhur nga kostoja e tyre ekonomike. Protesta kundërshtuese u zhvilluan gjatë fundjavës në Berlin, Londër dhe Cyrih./REL

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV