“Po përgatiten për luftë!”/ Gjiganti i flotës franceze niset drejt Mesdheut Lindor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aeroplanmbajtësja “Charles de Gaulle” e flotës franceze pritet të mbërrijë ditën e sotme në Mesdheun Lindor.

Për arsye sigurie nuk është publikuar asnjë detaj, ndërsa ekspertët besojnë se po përgatiten për luftë, pasi në të ndodhen avionë luftarakë dhe disa gjeneralë.

Ajo është anija e parë sipërfaqësore franceze me energji bërthamore dhe transportuesi i vetëm me energji bërthamore jashtë Marinës së Shteteve të Bashkuara.

Vendosja e marinës franceze pason deklaratat e fundit të presidenti Emmanuel Macron se “Turqia kupton vetëm me vepra”, por Erdogan ka qenë mjaft i ashpër dhe ka kërcënuar Francën dhe Greqinë se do ta paguajnë shtrenjtë.

Macron foli në lidhje me mosmarrëveshjen e gjatë midis Greqisë dhe Turqisë, e cila nuk po gjen një zgjidhje të qëndrueshme. Tensionet janë rritur, ndërsa ekipet turke kërkojnë gaz në ujërat pranë ishujve grekë në Mesdheun Lindor. Anija turke “Oruc Reis” po heton për depozitat në jug të bregdetit turk, në ujërat të cilat Athina pretendon juridiksionin e saj./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV