Veliaj: Ligësia shkon deri atje sa më kanë mallkuar familjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erion Veliaj është një nga politikanët që ka një bilanc pozitiv në karrierën e vetë por njëkohësisht e ka edhe shumë kundërshtarë politikë. Kjo është normale.

Por në Shqipëri një politikan nuk shikohet thjesht si një kundërshtar por si një armik dhe në disa raste nuk bëhet dallim.

Rasti më i fundit është kur vetë Veliaj  tregon se persona të ndryshëm të pakënaqur  nga vendime që janë mëse të drejta, të nxitur edhe nga politika e opozitës dhe në disa raste dhe vetë opozita i kanë mallkuar edhe familjen.

Një mënyrë që sipas  Veliajt është nxjerrje mllefi. Ja si e tregon ai këtë  në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU

Kur nxorra njoftimin zoti Veliaj që ju kisha sot në emision, më shkruajtën shumë dhe madje edhe pyetën. Por unë kam zgjedhur vetëm një. Është një profesor nga Vlora, nuk është nga Tirana. Ardi Stefa, po e përmend. Ka këmbëngulur të ju bëj një pyetje dhe unë po jua bëj pyetjen. Nëse keni qenë i sëmurë nga Covid, sa ka ndikuar kjo sëmundje që të bëheni njeri më i mirë?
Kjo është një përvojë që edhe mua më vuri me këmbë në tokë por duhet t’i them Ardit që nëse do marrësh përsipër të drejtosh, nuk do të të duan të gjithë. Jam i sigurt që profesor Ardin, në klasën e vet nuk i gëzon ata që i ngel por është gjëja e drejtë që duhet bërë. Jam i sigurt që ka njerëz që më mallkojnë me shpirt. Dua të shpjegoj diçka. Ka njerëz që me të drejtë thonë se tek Astiri kanë jetuar tërë jetën e ky vjen ma prish. Ose unë tek “x” rrugë kam pasur atë dhe bashkia erdhi të bënte infrastrukturë. Jam i sigurt.

Kishim një rast ku u desh të prishim disa rreth shkollës së Kosovës sepse kishin bërë shtëpi pa leje në territor të shkollës. Unë nuk pres që këto njerëz të thonë se kryetari i Bashkisë është më i miri në botë sepse e kuptoj që personalisht ndihen të cenuar. Pyetja është, “a është gjë e drejtë që në atë vend që ishte i destinuar për rrugë, të bëhet rrugë dhe këto njerëz do të marrin, siç morën kompensimin e tyre. A është gjë e drejtë që atë që është e destinuar për shkollë, këto njerëz marrin të marrin shkollë. Kështu që, a do të ketë gjithmonë njerëz të pakënaqur? Sigurisht që do të ketë. Por përgjigja për profesor Ardin nuk është konkurs bukurie.

Nuk ka nevojë të të duan të gjithë. Këtu duhet të të dojë pjesa e njerëzve të ndershëm që do gjënë e drejtë dhe që mirëkupton që herë pas here do ketë pakënaqësi dhe ato që t’i përmenda ndodhin, më ndodhin mua, i ndodhin djalit tim dhe them që dakort. Është njerëzore. Por pyetja është se a ishte vendim i drejtë për ta bërë shkollën, për ta bërë rugën, për të çliruar një zaptim dhe përsa kohë ky shtet ka bërë edhe një trajtim social qoftë në pagesë apo duke dhënë një banesë sociale unë besoj që Liqeni i Tiranës është më mirë sot që është çliruar pjesa mbrapa që ishte zaptuar. Edhe komuniteti rom është më mirë sot tek banesat sociale sesa qyteti pa park dhe ata me zaptim në park ku as për higjienën nuk kishin nevojat bazë. Për të gjitha këto arsye, përgjigjja e profesor Ardit ishte një periudhë edhe një eksperiencë përulëse që padyshim më ka bërë më të mirë.

Të fundit

Takimi Putin-Xi/ Lufta në Ukrainë në qendër të bisedimeve mes dy liderëve

Gjatë vizitës së presidentit rus në Kinë (16-17 maj), Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime me homologun e tij...

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 3 anëtarët e familjes

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit” në afërsi të degëzimit të Rrëshenit. Një automjet tip “Fuoristradë” është batuar teksa ka...

FOTO/ Dj Dagz i dedikon Einxhelit një tatuazh

Dj Dagz dhe Einxhel Shkira u dashuruan në BBV1 në sytë e gjithë publikut dhe janë kthyer në një prej çifteve më të dashur....

Rregulla për azilin në BE/ Shqyrtim për 12 javë. Pas refuzimit, riatdhesim

Vendet e Bashkimit Europian miratuan këtë të martë një reformë historike ligjore sa i përket sitemit të azilit dhe përballjes me emigracionin e paligjshëm. Këshilli...

Kush do jetë finalisti i dytë? Vetëm një hap larg gjysmëfinales

Në shtëpinë e “Big Brother Vip” kanë mbetur vetëm 7 banorë, por debatet dhe dinamikat janë gjithmonë e më të forta. Teksa jemi vetëm pak...

Lajme të tjera

Web TV