BE-ja kritikon Hungarinë për mbylljen e kufijve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian kritikoi Hungarinë për një politikë diskriminuese kufitare dhe tha se do të propozojë një pako të rregullave të përbashkëta në lidhje me kufizimet e udhëtimit.

Më 28 gusht, Hungaria tha se do të mbyllë kufijtë për të huajt më 1 shtator, për të ndalur rritjen e numrit të të infektuarve me coronavirus, derisa hungarezët që kthehen nga vendet tjera duhet t’i nënshtrohen masës së karantinës.

Sidoqoftë, masa përjashton Poloninë, Sllovakinë dhe Republikën Çeke – vendet e të ashtuquajturit Grupi i Vishegradit, të cilat shpesh kanë mospajtime me politikën e BE, veçanërisht për çështjen e migracionit.

“Çdo masë që nuk përputhet me parimet themelore të ligjit të BE-së, natyrisht duhet të tërhiqet menjëherë”, tha Komisionari i Drejtësisë i BE-së, Didier Reynders.

“Ne do të flasim me zyrtarët hungarezë së shpejti për të kërkuar më shumë informacione”, tha ai.

Komisioni Evropian ndërkohë tha se “në ditët e ardhshme” do të shpallë rekomandime, se si vendet anëtare të BE-së mund të harmonizojnë më mirë kufizimet e udhëtimit.

Në fillim të krizës së coronavirusit, shumë vende evropiane vendosën masën e mbylljes së kufijve edhe për vendet anëtare të BE-së.

Që nga ajo kohë, shumica e vendeve anëtare kanë ndjekur një qasje më të lokalizuar të masave, që bazohet kryesisht në situatën në rajone specifike.

Për shembull, Gjermania ka një paralajmërim të vazhdueshëm kundër udhëtimit për në kryeqytetin belg, Brukselin, por jo edhe për Francën.

Si Komisioni Evropian, ashtu edhe Gjermania, e cila mban presidencën e radhës së BE, tani po përpiqen të sjellin një rregull në tërë këtë kaos, edhe pse politika kufitare mbetet një kompetencë e kombëtare e vendeve anëtare të BE-së, transmeton Reuters. /REL/

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV