Hoti: Në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike për Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, paralajmëroi takime të nivelit të lartë në Uashington, përfshirë Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, disa ditë para se të mbahen bisedimet me delegacionin serb në Shtëpinë e Bardhë.

“Në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike që kanë quar në liri, pavarësi dhe integrim euro-atlantik të shtetit të Kosovës. Nuk do të jetë ndryshe edhe këtë herë”, shkroi Hoti në rrjetin social Facebook.

Kryeministri Hoti tha se Qeveria e Kosovës do të prezantojë projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike që kontribuojnë në zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë, por që ndikojnë në integrimin më të mirë të Kosovës në tregun regjional dhe evropian.

Liderët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, me ftesën që u ka bërë këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brein.

Delegacioni i Kosovës ka arritur në Uashington.

Ky takim fillimisht ishte planifikuar të mbahej më 2 shtator. Por, ai është shtyrë për dy ditë më vonë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 22 gusht ka deklaruar që në këtë takim “ekziston mundësia që të paraqitet presidenti i SHBA-së Donald Trump”, në rast se palët merren vesh për diçka.

Po ashtu, më 7 shtator, në Bruksel pritet të takohen delegacionet e të dyja vendeve, të përfaqësuara ne nivelin më të lartë politik, nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq./REL

Të fundit

Braçe: Me lekët e censusit të bujqësisë të blihen bagëti, stanet janë bosh!

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar lidhje me censusin e bujqësisë, duke thënë se me këto para të blihen bagëti pasi...

Beteja e Thermopileve/ Mbreti i Spartës i bën ballë ushtrisë prese, vetëm me 300 spartanë

viti 480 p.e.s. Në vitin 480 para erës sonë, Perandoria Persiane, nën udhëheqjen e Mbretit Kserksi I, ndërmori një fushatë masive për të pushtuar Greqinë....

Mbrojtja e hapësirave publike/ Kryeministri Rama prezanton ‘dritaren’ për denoncimet

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook njoftoi dritaren më të re të raportimit sa i takon mbrojtjes së hapësirave publike. Prej...

Kredia për shtëpi nuk do merret lehtë, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Banka e Shqipërisë pret që kërkesa e qytetarëve për kredi hipotekore të bjerë. Politikat e reja për kreditimit dhe situata ne treg do te nikojne tek ulja e kerkeses. Të...

Horoskopi ditor, 9 Gusht 2025

Dashi Ka mundësi qe një pjese e atyre qe janë ne një lidhje te kalojnë një dite goxha te vështirë sot. Ne këtë grup do...

Lajme të tjera

Web TV