Ditën e sotme ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i dërgoi një shkresë krerëve të partive politike ku i kërkonte që të kishin kujdes në përzgjedhjen e kandidatëve pë deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe të realizohej vetting.
Kësaj kërkese i është përgjigjur kryeministri Rama nga qyteti i Elbasanit nga ku zhvilloi dhe mbledhjen e grupit te PS.
Kreu i qeverisë u shpreh që do të kërkojë mendimin e çdo socialisti në lidhje me listën e kandidatëve për deputetë.
“Unë dua që të dëgjoj zërin e cdo anëtari të partisë sonë, sepse me timen kam bërë gjithçka kam mundur, jo gjithçka kam dashur por sot kjo nuk më mjafton. Ajo që unë mendoj për çfarë kam bërë nuk mjafton. Dua të di gjithë mendimin e familjes sonë. Sistemi i koperativës politike nuk na e mundëson prodhimin e energjisë së jashtëzakonshme për ta çuar Shqipërinë përpara me një mandat të tretë, por kam edhe bindjen tjetër se nuk ka më mirë se sa për përbërjen e listës politike nesër të pyesim gjithë familjen tonë politike sot”, u shpreh Rama.
Rama tha se i gjithë ky process do të realizohet nëpërmjet një metodologjie të caktuar ku i gjithë procesi do të kryhet në mënyrë transparente.
“Shumë shpejt duhet të biem dakord për metodikën e vlerësimit nga e gjithë familja. Kemi një platformë dixhitale të anëtarësisë, kemi të dhëna pa fiktivitet, po flas për vlerësim on line, për 3 cikle vlerësimesh mesh shtatorit dhe janarit. Gjatë kësaj kohe ne do punojmë dhe vlerësimi do jetë dinamik. Ne nuk jemi parti e mbyllur, ne nuk i kemi marrë 2 mandate thjesht me votat e anëtarësisë sonë por me 10 fishin e saj, besoj që kush na zgjedh në fund ka të drejtë të na pyesë se kush dëshiron të jetë pjesë e listës sonë. Mund të japin të gjithë mendimin e tyre përmes platformës dixhitale, që të zgjedhim skuadrën që do na cojë drejt fitores së mandatit të tretë, skuadër e cila numerikisht bazuar tek listat e hapura do jetë më e gjere”, sqaroi më tej Rama./Jo.Be/Fjala.al