Përmes një njoftimi në faqen zyrtare Ambasada greke në Shqipëri ka njoftuar ditën e sotme qe është pezulluar përkohësisht procesi i lëshimit të vizave për qytetarët.
Sipas Ambasadës ky vendim ka ardhur si masë kufizuese për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Njoftimi i plotë i Ambasadës Greke:
Për shkak të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, procesi i lëshimit të vizave nga Autoritetet Konsullore Greke në Shqipëri është përkohësisht i pezulluar.
Si rrjedhoj, informojmë aplikantët e vizave që dëshirojnë t’u kthehen pasaportat e tyre, të kontaktojnë Autoritetet konsullore/Jo.Be/Fjala.al