“Famullitar i përkushtuar dhe ‘dele e zezë’ e hierarkive”, Rama nderon Dom Lazër Shantojën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme kryeministri Rama ka nderuar nëpërmjet një homazhi famulltarin Dom Lazër Shantojën. Kryeministri shkruan që rrugëtimi i tij si shërbëtor i Kishës Universale ishte i lidhur dhe me besimin e prindërve të tij.

Rama shkruan që prifti shkodran cilësohej “dele e zezë” nga hierkitë dhë që lintë gojëhapur për dhuntinë me gjuhët e huaja dhe erudicionin e tij.

Dom Lazëri ishte një protagonist i lindur për qendrën e vëmendjes publike” shkruan ndër të tjera Rama në postimin e tij.

Kreu i qeverisë shkruan dhe për fazat e tjera të jetës së famulltarit dhe sigurisht i kushton radhë dhe viteve të tij të mërgimit.

Rama shprehet në homazhin e tij se Dom Lazër Shantoja ishte kleriku i parë martir prej Shqipërie i Kishës universale dhe se pamja e tij e fundit mes vegimeve e hijeve dhe të vërtetës, ishin tytat e pushkëve pas mbarimit punë me instrumentat e torturave, që fitimtarët i i kishin luajtur mbi trupin e tij si ai pianon./Jo.Be/Fjala.al

Postimi i plotë i Ramës:

?HOMAZH

Dom LAZËR SHANTOJA erdhi në këtë jetë më 2 shtator 1892, në Shkodrën e minareve dhe këmbanareve, në krahët e Kelit dhe Luçes. Nga faltorja shtëpiake e dy prindërve fort besimtarë, Lazri e gjeti shpejt veten shërbëtor të Kishës universale. Rrugëtimi klasik nga seminari papnor i Shkodrës drejt Kolegjit Jezuit “Canisianum” të Insbrukut, nuk mbrujti robin e përulur ndaj botës në emër të Zotit, por një temperament vullkanik e të paparashikueshëm, një “enfant terrible” brenda një mjedisi shoqëror krejt konvencional.

Famullitar i përkushtuar dhe “dele e zezë” e hierarkive, ky prift shkodran që strehonte myslimanë të vobektë në presbiterin e tij kundër çdo doku e zakoni, linte gojëhapur dynjanë prej dhuntisë së gjuhëve dhe për nga erudicioni. Rrënqethte e trondiste kur vringëllinte shpatën e oratorisë dhe përpos edhe shkrimtar e sakaq politikan po ashtu, siç e përsëriste dhe e ripërsëriste me të drejtë, Imz. Nigris, delegati apostolik në Shqipëri deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, Dom Lazëri ishte një protagonist i lindur për qendrën e vëmendjes publike.

Lexo edhe :  PD drejt humbjes/ Berisha reagon për herë të parë

Ai luante në mënyrë magjepsëse, ndoshta si kurrkush tjetër me nuancat e gegnishtes dhe sofistikimet e 5 gjuhëve të huaja, siç luante Schuman a Schubert në klavirin e pianos së tij. Po njësoj luante ai me vegimet e me dritëhijet e jetës, ndërkohë që dritëhijet e vegimet luanin tragjikisht me jetën e tij. Për 15 vjet, nga 1924 e deri më 1939, duke shpaguar protagonizmin që i dëshpëronte etërit e tij shpirtërorë, Dom Lazëri u end në shkretëtirën e mërgimit, si një prift “vagus”, nga një katund në tjetrin nëpër Europë. “Shumë i talentuar, por jo i përkushtuar, fëminor, i paparashikueshëm, e ka lënë shtëpinë kundër urdhrit të qartë të eprorëve. Më vonë u pendua dhe i erdhi keq për atë që kishte ndodhur”. Por gjithçka ishte e shkruar…

Dhe prej dhjetorit 1944 e deri në mars 1945, i erdhi dita e të vërtetës përmes kalvarit të Zotit të tij të shpërfytyruar nga xhahilizmi i fitimtarëve të luftës. Pësimi i furisë së fuqisë shtypëse të regjimit të ri të Antikrishtit mbi trupin e tij lakuriq, ishte epilogu i një jete të jetuar nën veladonin e besimit, mes vegimesh dhe hijesh drejt të vërtetës, derisa u gjend “Sola cum solo”, ballë për ballë, ftyrë me ftyrë, si shpirti i përhumbur me Zotin e rigjetur. Pamja e fundit mes vegimeve e hijeve dhe të vërtetës, ishin tytat e pushkëve pas mbarimit punë me instrumentat e torturave, që fitimtarët i i kishin luajtur mbi trupin e tij si ai pianon.

Dom Lazër Shantoja e ndërroi këtë jetë i puthur me shembëlltyrën e vetes mbi pellgun e gjakut të tij, i etur për të dhënë e për të marrë ndjesë, mëkatar i shëlbyer, meshtar i flijuar, kleriku i parë martir prej Shqipërie i Kishës universale.

Ishte 5 marsi i vitit 1945 kur ai kaloi
“Ex umbris et imaginibus in veritatem”. Nga hijet dhe vegimet, tek e verteta, për t’i takuar përjetësisë edhe me bekimin e Atit të Shenjtë, Papës Françesk, si i Lumi Dom Lazër Shantoja, mes 37 martirëve të lumturuar shqiptarë nga Vatikani më 5 nëntor të vitit 2016.

#TëPAHARRUESHËM?

 

 

Të fundit

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Osmani nuk pajton liderët, premton takime të tjera

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nuk ka mundur të bindë liderët e partive politike për të zhbllokuar procesin e...

Berisha, një humbje e paralajmëruar dhe një realitet i mohuar

ALTIN KRETO - Me humbjen e rëndë të Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit, gjithçka duket se po merr një drejtim të njohur:...

Celibashi anulon akreditimet e vëzhguesve te Parku Olimpik, vetëm një për subjekt

Në pritje të mbledhjes së nesërme për hapjen e 53 mijë zarfave të votave të Greqisë që u bllokuan me kërkesë të PS, kryekomisioneri...

Berisha flet nga Brukseli: Partitë pjesëtare të IDU mbështesin përpjekjet e PD

Në një deklaratë nga Brukseli, ku po zhvillohet Forumi Botëror i Unionit Ndërkombëtar Demokratik , kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj...

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE reagon pas refuzimit për armëpushimin

Bashkimi Evropian ka rënë dakord të vendosë një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë, duke kërcënuar se do të vijojë me një tjetër nëse...

Lajme të tjera

Web TV