“Fjala” zbardh detaje për vetëvrasjen e dytë në spitalin “Shefqet Ndroqi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rreth orës 20:00. 65-vjeçari është hedhur nga dritarja e spitalit, ku ishte shtruar prej 2 ditësh, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Ai ka rezultuar pozitiv me koronavirus rreth një javë më parë.

Personi i parë që u përball me ngjarjen e rëndë ishte roja e spitalit, i cili lajmëroj menjëherë mjekët e infermierët e Sanatoriumit, të cilët edhe pse u munduan ti jepnin ndihmën e parë të moshuarit, nuk mundën ta mbanin atë në jetë për shkak të dëmtimeve që ai kish marrë në kokë.

Përsa i përket kësaj ngjarjeje të rëndë, gazeta “Fjala”, i’u drejtua autoriteteve për të mësuar më shumë në lidhje me shkaqet që çuan të riun të ndërmarrë aktin ekstrem.

Nga informacionet e siguruara mësohet se 65-vjecari, ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo i intubuar. Pas marrjes së informacionit për ngjarjen e rëndë vetëflijimin, menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan uniformat blu të komisariatit nr. 1, i cili ngriti një grup hetimor për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan të moshuarit drejt këtij akti ekstrem.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije për “Fjala.al”, se dyshohet pacienti me COVID e ka ndërmarrë këtë akt ekstrem, për shkak të gjendjes së tij të rënduar psikologjike.

Mësohet se se 65-vjecari ka ardhur me makine personale  nga Klosi. Tek Shefqet Ndroqi ishte shtruar me rekomandim.

Burime nga spitali thonë se ishte  shume i trembur për gjendjen e tij shëndetësore.

Viktima kishte kaluar në depresion.  Tani në mbrëmje ishte nën mbikëqyrjen e specializantëve të mjekësisë. Skaneri i mushkërive ishte jashtë mase i ngarkuar.

Hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje janë ende në vijim.

La.Mi/Fala.al

Të fundit

Berisha ankohet tek DASH dhe BE: Më vodhën!

Partia Demokratike i ka dërguar një raport mbi zgjedhjet e 11 Majit faktorit ndërkombëtar. Në një konferencë për shtyp,...

Horoskopi i ditës së enjte, 22 maj 2025

Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo mendim dhe emocione me atë...

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës së Europës, të tretin në...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

Lajme të tjera

Web TV