Kufiri detar/Meta: Kujdes me deklaratat, sjellja ime do të jetë vetëm kushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vazhdojnë polemikat dhe reagimet për çështjen e kufirit detar me Greqinë.

Presidenti i vendit Ilir Meta ka folur nga Vlora për zgjerimin që kërkon të bëjë Greqia me 12 milje.

Meta tha se sjellja e tij do të jetë vetëm shtetërore dhe kushtetuese duke i ftuar të gjithë të jenë të kujdesshëm si me sjelljen ashtu dhe me deklaratat e tyre.

“Për këtë çështje që ju ngritët mendoj se sjellja ime ka qenë dhe do të jetë gjithmonë vetëm shtetërore, vetëm kushtetuese dhe tërësisht e përgjegjshme dhe i ftoj të gjithë të jenë të kujdesshëm në sjelljen e tyre aq më tepër në publik në mënyrë që qoftë edhe padashje të mos bëjnë deklarata të cilat mund të përdoren nesër në dëm të Shqipërisë nga kushdo”, deklaroi Kreu i Shtetit.

Presidenti i Republikës i bëri këto deklarata nga Vlora, ku mori pjesë dhe do mbajti një fjalë rasti në Konferencën Shkencore me temë “100-vjetori i Luftës Kombëtare të Vlorës”. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV