Plagosje me dashje, djegie pyjesh, ushtrim dhune/ Policia arreston 6 persona në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka vënë në pranga 6 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale duke nisur nga drejtimi i automjetit pa lejet përkatëse, plagosje me dashje, ushtrim dhune etj.

Janë arrestuar: V.Z.,32 vjeç, E.M., 25 vjeç, M.S., 48 vjeç, B. K., 53 vjeç,  G. G., 19 vjeç dhe A. M., 19 vjeç.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit V. Z., 32 vjeç, pasi, në Mjull, Bathore, Njësia Administrative Farkë, ka ndezur një zjarr në pronën e tij dhe për pasojë janë dëmtuar ullishtet që ndodheshin në kufi me pronën e tij”.

Po ashtu specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 25 vjeç, pasi në rrugën “Osman Myderizi”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Ky shtetas, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka hedhur në tokë një sasi lënde të dyshuar cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. S., 48 vjeç, sepse në rrugën “Mujo Ulqinaku”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”,  të shtetasit B. K., 53 vjeç, pasi në Kamzë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Sh. K., duke i shkaktuar atij dëmtime të lehta.

Lexo edhe :  Menaxhimi i mbetjeve, Shqipëria ndahet në 10 rajone

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: G. G., 19 vjeç dhe A. M., 19 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse. / Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV