Shtëpia e Bardhë: Bisedimet Kosovë- Serbi do të vazhdojnë më 4 shtator

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, tha se në Uashington, u zhvilluan bisedime “shumë të mira” ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë.

O’Brien paralajmëroi se edhe të premten, më 4 shtator, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojnë bisedimet.

“Bisedime shumë të mira këtë pasdite me liderët e Kosovës dhe Serbisë. Ata bënë përparim të vërtetë. Normalizimi ekonomik nënkupton vende pune për të rinjtë. Bisedimet do të vazhdojnë nesër”, thuhet në postimin në Twitter të Këshillit për Siguri Kombëtare.


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, së bashku me delegacionet respektive, u takuan sot në Uashington, për të biseduar, siç u tha, temat e bashkëpunimit ekonomik.

Pas takimit, kryeministri Hoti tha se të premten pritet finalizimi i marrëveshjes për çështje ekonomike, duke shtuar se në çdo takim me Serbinë, Kosova ka për qëllim njohjen reciproke.

Por, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se njohja e Kosovës nuk është më temë.

Nikoqirë të takimit të 3 shtatorit në Uashington ishte këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien dhe i dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Para fillimit të bisedimeve të enjten, Grenell ka thënë se populli i Kosovës dhe ai i Serbisë meritojnë normalizimin ekonomik dhe mundësinë për të krijuar një ekonomi gjallëruese./rel/

Të fundit

Rama: Një kriminel ka hedhur betonin e dynjasë për ‘fshatin e tij turistik’

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga operacioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Theth, ku po...

National Geographic: Riviera Shqiptare, perfekte për një udhëtim me makinë

E shtrirë përgjatë bregdetit jugperëndimor të Shqipërisë, nga qyteti i Vlorës deri në fshatin piktoresk Ksamil, Riviera Shqiptare është cilësuar nga mediat ndërkombëtare si...

Igli Tare do një shqiptar te Milani: Lojtari ka pranuar të vijë

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare foli për mediet në prezantimin e trajnerit Max Allegri. Tare tha se Ardon Jashari dëshiron të jetë pjesë...

Rusi/ Vetëvritet ministri i Transportit Roman Starovoit pas shkarkimit nga Putin

Roman Starovoit, 52 vjeç, Ministri rus i Transportit, i cili u shkarkua sot nga Presidenti Vladimir Putin, kreu vetëvrasje, sipas faqes së internetit të...

Krim në zemër të Thethit/ Rama nxjerr videon, si u hodh në kosh denoncimi i policisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të Prokurores Elsa Gjeli, e cila ka vendosur të mos nisë procedim penal për një...

Lajme të tjera

Web TV