Vaksina amerikane nis nga 1 nëntori për grupet e rrezikuara, Trump: Vendimi gjykohet i përshpejtuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e vaksinimit të grupeve të caktuara të popullsisë kundër koronavirusit, pak ditë para zgjedhjeve të nëntorit.

“Nju Jork Times” bëri të ditur se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar autoritetet shëndetësore në 50 shtete dhe 5 qytete të mëdha, të përgatiten për shpërndarjen e vaksinës te punonjësit e shëndetësisë dhe grupe të tjera të rrezikuara në fund të tetorit ose në 1 nëntor.

Udhëzimi është një tjetër sinjal i përshpejtimit të garës për krijimin e vaksinës kundër COVID-19 që ka vrarë më shumë se 184 mijë amerikanë. Siç mësohet, dokumentet u dërguan në të njëjtën ditë kur presidenti amerikan Donald Trump tha gjatë fjalimit në konventën republikane se një vaksinë mund të mbërrijë para fundit të vitit.

Gjatë javës së fundit si mjeku Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në vend, ashtu edhe Stephen Hahn që drejton agjencinë për ushqimin dhe ilaçet, kanë thënë në intervista të ndryshme se një vaksinë mund të jetë e disponueshme për grupe të caktuara para përfundimit të testeve klinike, nëse eksperimentet do të rezultojnë shumë pozitive. Ru. Do/ Fjala

Të fundit

Veliaj postim nga qelia: Këto 10 vite Tirana është kthyer në zemrën e ekonomisë”

Erion Veliaj ka bërë një bilanc të arritjeve të dekadës së fundit në Tiranë, duke vënë theksin te përmirësimi...

Zjarr masiv në kodrat e Peqinit dhe Rrogozhinës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ditën e sotme kodrat në zonën e Karinës, ndërsa flakët janë përhapur në Peqin dhe në...

“Fundërrinë e pështirë, erdhi në Shqipëri pa dhëmbë!” Murrizi shfryn ndaj Yuri Kim

Ish-deputeti dhe kandidati i demokratëve në zgjedhjet e 11 Majit, Myslim Murrizi ka “shpërthyer” së fundmi ndaj ish-ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e...

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH: Përkushtim për NATO-n

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë me...

Spiropali i jep “bekimin” Kosovës: Si ne, sa më shpejt në Këshillin e Europës

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, ka dhënë një mesazh mbi rrugëtimin demokratik të vendit...

Lajme të tjera

Web TV