Horoskopi, 5 shtator 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Venusi do të ketë ndikim mjaft të favorshëm, çka do të bëjë që ata që janë vetëm të jetojnë situata intriguese. Mundësi të mira paraqiten në punë, pavarësisht ndikimit të kundërt të Saturnit.

Demi

Nëse ju intereson dikush gjatë kësaj të shtune do të keni mundësi që të afroheni me të. Në punë do të keni të gjitha mundësitë për të fituar një betejë personale, por bëni kujdes që të mos i bëni gjërat me nxitim.

Binjakët

Ju pret një ditë mjaft konfuze, ku ata që janë vetëm duhet të guxojnë më shumë. Në punë do të jeni të paduruar, kjo për shkak të ndikimit të Mërkurit.

Gaforrja

Do të humbni lehtësisht durimin gjatë kësaj dite, edhe pse duhet të vlerësoni mirë çdo vendim. Në punë, dita do të nisë me dyshime, ndaj bëni mirë që ti shtyni gjërat që keni dyshime për të hënën.

Luani

Shtatori është një muaj mjaft emocionues sa i takon ndjenjave. Ndërsa në punë do të zhvilloni aktivitete rutinë, ndaj yjet ju ftojnë që të ndryshoni.

Virgjëresha

Nëse po jetoni një dashuri energjike dhe të mbushur me emocione, fundjava paraqitet tejet premtuese. Në punë nuk është momenti për të hequr dorë, por duhet të nisni të mendoni për një projekt të ri.

Peshorja

Hëna do të ketë ndikim negativ në shenjën tuaj. Në sferën profesionale ka diçka që kërkon sqarim. Ndonjë problem i vogël do të shfaqet para jush, ndaj bëni kujdes deri sa ta zgjidhni.

Akrepi

Hëna do të ketë ndikim mjaft të favorshëm gjatë kësaj dite, por disa vështirësi do të shfaqen në sferën sentimentale. Në këtë moment në punë do të bëni zgjedhje që do ju ndryshojnë jetën dhe do të hapin mundësi të mira.

Lexo edhe :  Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak

Shigjetari

Do të keni shumë energji në dashuri gjatë kësaj dite. Shumë shpejt Venusi, do të ketë ndikim tranzit pozitiv. Situata do të jetë mjaft e favorshme edhe në punë, ndonëse do të ketë momente nervozizmi.

Bricjapi

Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj do të kërkojë më shumë durim për ju. Në punë do të merrni vlerësime me rëndësi, lidhur me një projekt të rëndësishëm.

Ujori

Në dashuri do të ketë tensione dhe komplikime. Ndërsa në punë gjatë kësaj periudhe mundësitë nuk do të mungojnë. Mjaft të favorizuar janë ata të cilët kanë një aktivitet të tyre.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do të keni intensitet me njeriun e zemrës dhe do të keni emocione të bukura. Në punë, do të përjetoni vështirësi, ndonëse një njohje që do të bëni do të rezultojë e rëndësishme.

Të fundit

Kanë shumë egoizëm! Xabi Alonso do u tërheqë veshin dy yjeve të Realit

Pas humbjes 4-0 me Paris Saint-Germain në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, Real Madrid ka nisur të...

Çfarë po ndodh? SHBA rifillon dërgimin e armëve në Ukrainë

Administrata e presidentit Donald Trump ka rifilluar dërgimin e disa armëve në Ukrainë, pas një pauze një javë që erdhi si pasojë e një...

Spiropali, takim me homologen në Bullgari: Shqipëria, arritje të jashtëzakonshme

Në vijim të vizitës zyrtare në Sofje, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali u prit nga Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova. Spiropali është...

Kush gabon, dënohet! Arrestohet pranë parcelës me ullinj autori i zjarrvënies

Policia e Shijakut thotë se “pas reagimit të menjëhershëm dhe profesional, u bë i mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të...

Rama i ulet në gjunjë Melonit, mediat italiane: E ka kthyer në ritual

Kryeministri Edi Rama, ka tërhequr sërish vëmendje më mënyrën e përshëndetjes që i bëri homologes italiane, Giorgia Meloni. Në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës që...

Lajme të tjera

Web TV