Kultivonte cannabis në shtëpinë e tij, arrestohet 45-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 45-vjeçar me iniciale E.B.(S) pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur 23 kg lëndë narkotike, cannabis.

45-vjeçarit banues në Cakran, Fier i janë gjetur gjithashtu në shtëpi dhe disa bimë cannabis të kultivuara në banesën e tij.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet një tjetër operacion antidrogë, i koduar “Vjeshta”.

Operacioni nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier.

Sekuestrohen rreth 23 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe bimë cannabis.

Vihet në pranga autori.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë informacioneve të mara në rrugë operative, Policia e Fierit zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Vjeshta”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

  1. B. (S)., 45 vjeç, banues në Cakran, Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 45-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 23 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe disa bimë cannabis të kultivuara në oborrin e banesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike.

Të fundit

Tragjedi në Indi, të paktën 15 të vdekur nga një zjarr në Kalkuta

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri shkatërrues që shpërtheu në një hotel në...

Stres nga nxehtësia/ Punonjësit shqiptarë më të cenuarit nga ndryshimet klimaterike

Rreziqet klimatike kanë një ndikim të drejtpërdrejtë tek njerëzit, duke ulur të ardhurat dhe duke dëmtuar asetet prodhuese. Në Ballkanin Perëndimor, rritja e temperaturave...

Krimet zgjedhore/ Shumë prokurorë për një “grusht” hetimesh

Kryepokurori Olsian Çela në një deklaratë për media tha se shumë prokurorë janë në “gadishmëri” vetëm të krimeve zgjedhore. Edhe pse deri më sot...

Raporti i ODIHR/ “Fushatë e qetë, por po përdoret administrata”

ODIHR ka publikuar raportin paraprak për fushatën zgjedhore. Ai vë në dukje shqetësime të tilla si përdorimi i burimeve shtetërore për qëllime elektorale, presioni...

Instituti i Vjenës: Ekonomia shqiptare do të rritet me 3.7% në 2025

Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor parashikohet të ruajnë ritme pozitive rritjeje gjatë vitit 2025, përkundër pasigurive globale dhe tensioneve tregtare, sipas parashikimit pranveror...

Lajme të tjera

Web TV