Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të biseduar për marrëveshjen ekonomike Kosovë-Serbi, ka përgatitur gjithashtu një dhuratë të çmuar për presidentin Trump.
Sipas mediave serbe, Vuçiç do t’i dhurojë presidentit Trump një monedhë ari të Bankës Kombëtare të Serbisë me imazhin e Nikola Teslës.
“Kjo është një dhuratë simbolike sepse përmban imazhin e një shkencëtari amerikan me origjinë serbe dhe është një lidhje e rëndësishme midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”, shkruajnë mediat serbe./Re.Gu/Fjala.al