Pandemia nxjerr nga skema e sigurimeve mbi 18 mijë fermerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dëshmojnë se vetëm 43.418 fermerë në të gjithë vendin kanë paguar sigurime shoqërore në buxhetin e shtetit dhe rezultojnë si të vetëpunësuar në bujqësi në gjysmën e parë të vitit.

Shifrat flasin ndryshe nga pretendimeve të qeverisë për një ecuri pozitive të sektorit të bujqësisë gjatë periudhës së COVID 19.

Kujtojmë se në fund të 2019, në skemë ishin kontribuues 61.563 fermerë. Pra, në harkun kohor të 6 muajve, 18 145 fermerë kanë ndërprerë derdhjen e sigurimeve shoqërore.
Pjesa dërrmuese e fermerëve që paguajnë sigurime i përkasin zonave fushore, me 69.2% të totalit, ndërsa të dhënat e detajuara tregojnë se numri më i lartë i kontribuuesve të vetëpunësuar në bujqësi si përqindje ndaj totalit, regjistrohet në Tiranë, pasuar nga Fieri dhe Durrësi.

Bujqësia i ndjeu efektet e pandemisë veçanërisht gjatë periudhës së karantinës, ku pati probleme me transportin e produkteve bujqësore nga serat në treg, për shkak të kufizimit të lëvizjeve. Ndërkohë që rritja e kësaj dege të ekonomisë ka qenë modeste edhe në tremujorin e parë të vitit, me një kontribut prej vetëm 0.7% në rritjen e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës –...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Lajme të tjera

Web TV