Pollo: Mini-Shengeni i padobishëm, po shkon në varreza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti demokrat Genc Pollo ka postuar një shkrim të gjatë lidhur me marrëveshjen Kosovë-Serbi në SHBA, rolin e Uashingtonit dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme që u shpreh se nuk kishte dyshime që Prishtina do e pranonte Shengenin Rajonal, duke shkruar se e ka lodhur refuzimi i pafundmë.

Mini Shengeni si rrota e Minush Jeros. Dikur nga vitet shtatëdhjetë thuhet se regjizori Minush Jero përdori një rrotë stërmadhe traktori si truk për të gozhduar  aty vëmendjen e censorëve të realizmit socialist në mënyrë që ata të mos vërenin devijimiet e pjesës teatrale nga dogma artistike e kohës. Në fund të ditës Jero pranoi të hiqte rrotën nga skena, pjesa teatrale nuk pësoi tjetër gëshërë dhe Jero, censorët e publiku i teatrit mbetën të kënaqur.

Varrosja e coptimit të Kosovës si fitore e madhe por e heshtur. Nuk jam krejt i sigurt se krahasimi i rrotës së traktorit me Mini-Shengenin Ballkanik është i duhur e i përshtatshëm por insistimi i z Rama për të përdorur Marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë Kosovë-Serbi për t’u vetëshpallur  sërish  edhe patriot edhe vizionar të kujton hilera e marifete që bëjnë njerëzit për të hequr sikletin.

Përsa i përket rolit të z. Rama në këto çështje do të thoja se Marrëveshja spikat me “elefantin që mungon” ose me copëtimin territorial të Kosovës i cili vite më parë fatkeqësisht u mbështet nga aventurizmi i zonjës Federica  Mogherini, asokohe Përfaqsuese e Lartë për Politikën e Jashtëme dhe zv Presidente e Komisionit Europian si dhe nga ideologjizmi i ambasadorit John Bolton, asokohe Këshilltar për Sigurinë Kombëtare të Presidentit të ShBA. E për të mos ja lënë gjithmonë fajin në derë tjetrit apo të huajit, siç bëhet shpesh në viset tona, duhet të rithemi se ata nuk e shpikën vetë këtë propozim. Propozuesit ishin presidenti i Serbisë, homologu i tij në Prishtinë me mbështetijen e  angazhimin superaktiv të kryeministrit të Tiranës.

Kjo ide e cila do të gjymtonte funksionimin e Kosovës si shtet e si ekonomi si dhe do të destabilizonte Ballkanin e më gjerë fillimisht u bllokua në Europë nga liderë seriozë e të përgjegjshëm dhe me marrëveshjen e javës së shkuar mund të quhet e varrosur nga administrata Trump. Përmendja pa vend e Mini Shengenit nga Rama e të ngjashëm për të spostuar vëmendjen, por edhe debati legjitim për atë që u arrit, apo edhe nuk u arrit në Ëashington nuk lipset të na fshijë nga kujtesa që një fatkeqësi nga dora e njeriut në postin e gabuar evitua; përkundrazi duhet të gjejmë se si të evitohet përsëritja në të ardhmen.

Për MiniShengenin në grahmat e fundit nëse është akoma gjallë.

Kryeministri Hoti deklaloi pas nënshkrimit të marrëveshjes se ai e kishte pranuar përfshirjen e Kosovës në Mini Shengen pasi kjo ju kërkua nga ndërmjetësit amerikanë. Dhe krejt e arsyeshme që këta të fundit mbasi i imponuan presidentit serb të pranonte me shkrim reduktimin e vartësisë energjitike nga Rusia, refuzimin e teknologjisë kineze në rrjetet 5G e të tjera si këto nuk mund t’i refuzonin një karamele pa kosto, madje edhe pa domethënie, si Mini Shengeni, një projekt personal i z. Vučić.

Por në vetvete Mini Shengeni është pa domethënie pasi katër liritë e BE në Ballkanin Perëndimor mund të realizohen plotësisht vetëm pas antarësimit në BE. Për realizimin gradual të tyre e nxitjen e tregut rajonal ekzistojnë mekanizma e institucione rajonale ku shtetet e Ballkanit janë antare. Kështu p.sh  janë CEFTA me sekretariat në Bruksel e Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit me seli në Sarajevë të cilat kanë përkrahjen e plotë të Bashkimit Europian e të Amerikës.

Ishin këto institucione që gjatë pandemisë, në koordinim me Komisionin Europian, arritën të realizojnë “korridoret e gjelbra” në Ballkan për të shpëtuar tregtinë rajonale nga asfiksia e kufijve të mbyllur. Për. Mini Shengenin nuk u kujtua kush. Mini Shengeni është një nismë e cila sot e kësaj dite nuk ka një dokument themelues apo program të shkruar; është iniciuar nga shteti i vetëm në Ballkan që ka marrëveshje me bllokun  tregtar e organizatën e sigurisë të udhehequr nga Rusia dhe në rastin më pozitiv i shërben vetëm egomanisë së udheheqësit të ditës e partnerëve të tij rreth e rrotull.

Fakti që samiti i Mini Shengenit i njoftuar që do të mbahej në Beograd në janar (dy muaj para shpalljes së pandemisë) u anullua e u la në heshtje mund të jetë fare mirë një shenjë se edhe kjo nismë mund të jetë rrugës drejt Varrezës së Projekteve të Padobishme” shkruan Pollo.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV