Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, në një intervistë për emisionin “HARD TALK” nga Roland Qafoku, analizon situatën politike në qarkun Shkodër, ku ai është i deleguari i PS-së për zgjedhjet e ardhshme. Beqja është koshient kur e quan sukses, edhe nëse rezultati përfundimtar atje do të dalë barazim… Por çcfarë ndodhi me sistemin e shëndetësisë nga premtimi për një shëndetësi falas në problematikat që dolën në vijim. Dhe një version se kush ndikoi që ai të largohej si ministër.
Nga Roland Qafoku
Në fundin e mandatit të parë qeverisës kryeministri Edi Rama bëri disa ndryshime në kabinetin e tij, dhe ndër emrat e parë që u komunikoi largimin ishte ministri i Shëndetësisë, në atë kohë Ilir Beqja. Shumëkush mendoi se pjesa tjetër e jetës politike do të ishte vegjetimi si deputet e më pas një largim i butë, pa dëshirë, por i imponuar nga rrethanat. Pa dyshim që vendosja e Ilir Beqjas si drejtues i fushatës elektorale të vitit të ardhshëm në qarkun Shkodër solli jo pak kërshëri edhe mes socialistëve.
Shumëkush e mendoi një “histori të shkuar” çështjen Beqja, pasi ishte nga emrat më të anatemuar nga opozita, por edhe një pjesë e mirë e medias. Në një intervistë për emisionin “HARD TALK” nga Roland Qafoku, Beqja jep një tjetër “version” për largimin e tij, duke ia lënë goditjes që bëri për grosistët e mëdhenj të barnave që përfitonin padrejtësisht. Tashmë Beqja është rikthyer dhe po e rinis nga rrënjët, aty në Shkodër, në një nga zonat historikisht me anim të dukshëm djathtas. Pa dyshim, që kjo është sfidë edhe për ish-ministrin që, sido të shkojë rezultati, do të jetë pjesë e dështimit apo e surprizës së madhe në sigurimin e mandatit të tretë për Partinë Socialiste.
Përse PS-ja do të fitojë në Shkodër?
Qarku i Shkodrës është një nga dy-tre qarqet ku ende nuk është e përcaktuar se si do të shkojë numri i mandateve. Pra, do të mbetet me 11 apo do ketë pakësim… Sigurisht, kur je shtatë vjet në qeverisje ka kostot e veta, por ke mundësi të japësh produkt, të kërkosh që të të vlerësohet ai produkt në kushtet e 11 mandateve. Synimi ynë maksimal është dalja me fitore. Në kushtet e një numri çift mandatesh, një rezultat pozitiv do të ishte edhe dalja 5 me 5. Kemi një sistem që mund ta fitosh me një votë më shumë pjesën kundërshtare në një qark tek dhe fiton një mandat, kurse në qarqet çift mund të jesh 6-7 mijë vota para dhe prapë rezultati mund të jetë po ai. Ky është një nga elementet që mbetet për t’u parë, ashtu siç mbetet për t’u parë si do të shkojnë në detaje ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor që priten të bëhen, por sigurisht besoj se fushata e ardhshme elektorale ka shumë të panjohura për të gjithë ne që merremi me politikë.
-Zoti Beqja, ju i keni të gjitha bashkitë. Komiteti ekzekutiv të Partisë së Punës së rrethit Shkodër. Ndiheni mirë ju me këtë?
Po nëse pala tjetër nuk merr pjesë në zgjedhje, t’i lëmë shqiptarët pa qeverisur?
-Si ndihesh ti? Një politikan modern, që s’ke lidhje me këto.
Ndihem i sikletosur, sepse përgjegjësinë e kemi shumë më të madhe dhe njerëzit presin shumë më tepër nga ne. Ky është meraku që kam.
-Sa ndikim ka Jozefina Topalli në zgjedhje, ose si e parashikoni që mund të ketë?
Nuk di të them nëse do të angazhohet apo jo drejtpërdrejt ajo vetë në fushatë.
-Ajo, e ke të sigurt që me PD-në nuk është.
Angazhimi i saj i drejtpërdrejtë në fushatë është një faktor jo i parëndësishëm. Se çcfarë qëndrimi do të mbajë ajo, e di ajo vetë, deri në prag të zgjedhjeve.
-Sa ekziston mundësia që PS-ja të bëjë koalicion me LSI-në, nëse nuk merr numrin e nevojshëm të mandateve për të krijuar qeveri?
Gjërat janë shpejt për t’u thënë sot, por nëse do të duhet për t’u bërë 71, do të duhet të vendoset edhe në koalicion. Vetë kryetari i PS-së dhe kryeministri aktual, vetë lidershipi i parties, do të bëjë vlerësimet maksimale në funksion të së mirës edhe të vendit, edhe të partisë. Sot për sot, ajo që përfaqëson LSI-ja në opinionin publik nuk përbën ndonjë interes që të kemi ndonjë dëshirë për të pasur një komunikim paraelektoral.
-Sot si është shëndetësia? Keni thënë që shëndetësia do të jetë falas. Pas 7 viteve, jo vetëm shëndetësia që nuk është falas, por është një nga arsyet që shqiptarët ikin jashtë.
Atë që kam botuar, e kam shkruar vetë dhe nuk e gjen fjalën falas. Është “kujdes shëndetësor pa pagesë”.
-Po pa pagesë, çfarë do të thotë?
-Falas. Në krahasim me 2017, qindra mijëra njerëz që ishin të pasiguruar dhe që janë akoma, te mjeku i familjes duhet të paguanin, nuk paguajnë më. Mjeku i familjes është falas. Kjo vizitë falas u mundëson dy gjëra të rëndësishme atyre 600 mijë vetave që ishin të pasiguruar. Përfshihen në skemën e barnave të rimbursueshme, nëse kanë sëmundje kronike dhe kjo ndodh që nga janari 2017. Përfshihen në të gjitha vizitat dhe ekzaminimet falas apo me tarifë jo më të madhe se 3 mijë lekë të vjetër dhe po të jetë rezonancë, dhe po të jetë skaner që nga janari 2016. Sot Shqipëria mund të jetë një nga vendet më të përparuara në Evropë për radhët e pritjes së skanerit dhe rezonancës falas. Në Shqipëri, nëse do të bësh një skaner, sot radha është 48 orë, tarifa 0. Nëse do të bësh një rezonancë magnetike, radha është maksimumi 17 ditë dhe tarifa është 0. Unë Ilir Beqja, arritjen më të madhe qytetare, profesionale dhe politike të karrierës sime deri sot quaj reformën e barnave në Shqipëri.
-Po pse ka barna që vijnë nga India?
Ajo që më ka kushtuar më shumë në karrierën politike, në ndërprerjen e detyrës së ministrit…
-Pse nga ajo u ndërpre?
Sulmet ndaj meje. Erdhi një moment që ngarkesa negative po transferohej në sistem. 70 milionë dollarë në vit kursejnë shqiptarët nga reforma e barnave. Atë e kam bërë unë vetëm me mbështetjen personale të Edi Ramës. I kam pasur të gjithë kundër; në politikë, brenda dhe jashtë PS-së, të gjithë botën farmaceutike dhe të gjithë botën mediatike.
-Po pse mediatike?
Sepse në shtator 2015 industria farmaceutike ndërpreu reklamat vjetore që bënte, se s’kishin më para. Shqipëria dhe Meksika kanë qenë të vetmet vende në botë ku bari gjenerik kushtonte më shumë se gjeneratori i vet. Ka qenë gjëja më ektreme.
-Po media pse ju sulmoi ju?
-I mbaruan paratë. S’kishte më reklama.
-Cilat media ju sulmuan?
Të gjitha pa përjashtim, sepse të gjitha u prekën.
-Çfarë do të bëhet më tej me situatën e pandemisë?
Unë mendoj se ne si popull pak kemi reflektuar. Të paktën edhe gjatë verës nuk i zbatuam siç duhet këshillat, ashtu si unë. Për mendimin personal, them që edhe qeveria ndaj muajit gusht nuk ishte mjaftueshëm rigoroze në zbatimin e masave. Praktikisht, nëse të dhënat e ditës së diel nuk besoj se do të arrijnë në 800 veta, për gjithë javën.
-Po pse i masni me javë? Shikoni tendencën?
Po është më kollaj. Tri javë më parë shkuam 950. Dhe ishte sigurisht shthurja në plazhet e Jugut. Vërtet u tha nuk ka disko pas orës 21:00, por u tha dhe që grumbullimet afër nuk duhet të jenë gjatë gjithë ditës. /Ra.My.Fjala.al/