Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pas mesnate.
Kalimtari 60-vjeçar ende i paidentifikuar është përplasur nga një makinë në zonën e Vaqarrit tek kthesa e Arbanës dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.6, për veprime të metejshme hetimore.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 00:30, në Vaqarr, tek kthesa e Arbanës, mjeti me drejtues A.H., ka aksidentuar një person të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.6, për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Ra.My.Fjala.al/