SHBA/ Deficiti buxhetor shënon rekord prej 3 trilion dollarësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deficiti buxhetor federal arriti 3 trilion dollarë në gusht, sipas vlerësimeve nga Zyra e Buxhetit të Kongresit.

Kjo shifër arrin në 1.9 trilionë dollarë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe më shumë se dyfishi i defiçitit më të madh vjetor të regjistruar.

Diferenca vjen nga rritja e shpenzimeve federale për shkak të pandemisë së koronavirusit, me të ardhura më poshtë se 1 përqind, por duke kaluar 46 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Deri më tani, SHBA.-të kanë hedhur 6 trilion dollarë tek shpenzimet lehtësuese në krizën e koronavirusit, gjysma e të cilave u mbulua nga të ardhurat nga taksat dhe faturat e tjera.

Departamenti i Thesarit pritet të publikojë numrin zyrtar të deficitit për muajin gusht gjatë javës, shkruan Fjala.al.

Deficiti për vitin e plotë fiskal që përfundon këtë muaj do të arrijë në 3.3 trilionë dollarë, duke vazhduar t’i shtohet borxhit në rritje të vendit.

Deri vitin e ardhshëm, borxhi do të tejkalojë 100 përqind të PBB-së për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe do të thyejë rekordin e tij të të gjitha kohërave në vitet pasardhëse.

Ekonomistët pranojnë gjerësisht se shpenzimet e deficitit gjatë një rënieje mund të ndihmojnë ekonominë të rimëkëmbet, dhe në fund të fundit edhe të përmirësojë situatën fiskale nëse ndërmerren hapa për të ulur borxhin sapo ekonomia të qetësohet.

“Këto shifra janë të mëdha,” tha Maya MacGuineas, presidente e Komitetit për Buxhetin Federal./Er.Ke/Fjala.al/

Të fundit

Ndarja nga jeta e babait të Thaçit, Meta: I pikëlluar, ngushëllimet më të ndjera

Kreu i PL Ilir Meta, nga qelia e burgut ka ndarë një postim në Facebook për të shprehur ngushëllimet...

Emrat/ Kush janë 14 kandidatët e PS dhe PD me dosje në SPAK?

Për 14 emra vendos SPAK nëse do të futen apo jo në Parlament... Plot 12 kandidatët në lista e PD dhe PS për zgjedhjet e...

Blerta Celibashi feston ditëlindjen, Princ Leka i bën dedikimin romantik

Partnerja e re e Princ Lekës, fotografja Blerta Celibashi, ka festuar sot 27-vjetorin e lindjes, ku dhe nuk ka munguar një dedikim romantik nga...

Covidi ka lënë pasoja, 1 në 10 persona i ndjejnë akoma simptomat

Kanë kaluar gati 5 vite, por njerëzit vijojnë të dyshojnë për simptomat e Covid-19. Të paktën, në këtë përfundim bazohet studimi i National Health...

PAMJE TË RËNDA/ 7-vjeçarja përfundon në koma për shkak të sfidës virale në “TikTok”

Një vajzë 7-vjeçare nga Misuri, e quajtur Scarlett Selby, ra në koma pas një sfide virale TikTok. 7-vjeçarja po bënte një sfidë që ajo kishte...

Lajme të tjera

Web TV