Spitalet Covid/Psikotraumatologia: Pacientët, në ankth prej virusit dhe izolimit  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që vendi po përballet me raste të reja ditore të përsonave të infektuar me COVID-19, shtim të numrit të pacientëve të cilët kanë nevojë për hospitalizim, si dhe me raste fataliteti prej virusit, psikologët ngrenë alarmin se duhet të ngrihen struktura më të mira për t’u ardhur në ndihmë personave që shfaqin ankth dhe frikë prej koronavirusit. Në një intervistë për gazetën “Fjala”, psikotraumatologia Besarta Taçi, vë theksin te mbështetja psikologike që stafi mjekësor dhe pacientët duhet të marrin, duke nënvizuar se një rol të rëndësishëm në përkeqësimin psikologjik dhe emocional të pacientit luan mungesa e komunikimit me familjarët.

Nga Ina Allkanjari

Pas shqetësimeve të shumta, të ngritura nga qytetarët, lidhur me ndalimin e telefonave për pacientët e shtruar në spitalet Covid, si dhe ngjarjes tragjike ku një pacient me koronavirus i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit Covid 2 “Shefqet Ndroqi”, psikologët ngrenë alarmin se komunikimi me pacientët është shumë i rëndësishëm në situata të tilla. Në një intervistë për gazetën “Fjala”, psiko-traumatologia Besarta Taçi, tregon se pacientët ndihen të izoluar brenda mureve të spitaleve, dhe mungesa e komunikimit me familjarët nëpërmjet telefonit i bën ata të ndihen të vetmuar dhe të frikësuar, nëse do të mund ta fitojnë “luftën” me COVID-19.

“Komunikimi mes pacientët e prekur nga Covid-i me familjarët e tyre është shumë i rëndësishëm. Shpeshherë sigurinë e gjejmë te familjarët tanë. Në momente kur diagnostikohemi me Covid, qoftë lajmi është një traumë, një tronditje shumë e madhe. Në momentet kur ne izolohemi, na mohohet komunikimi me familjarët dhe të vetmit persona që ne komunikojmë janë vetë mjekët. Komunikimi me familjarët do t’i reduktonte të gjitha këto reagime psikologjike të dëmshme”, shprehet psikotraumatologia, teksa thekson se edhe stafi mjekësor duhet të suportohet nga kolegët psikologë, pasi në situata të tilla punojnë nën trysni dhe frikë, jo vetëm për faktin se mund të infektohen vetë nga virusi, por në rikthimin në shtëpi mund të infektojnë familjarët e tyre. Taçi apelon se, përveç suportit të detyrueshëm të pashmangshëm, ku psikologët emergjencialë duhet të jenë prezentë nëpër spitale, duhet të bëhet sensibilizim për sa u përket familjarëve dhe njëkohësisht për sa u përket mjekëve dhe infermierëve.

 

Sa i rëndësishëm është suporti psikologjik për pacientët e diagnostikuar me COVID-19 dhe janë të shtruar në spitalet Covid?

Suporti psikologjik në spitalet Covid është i pashmangshëm. Në momentin kur një individ diagnostikohet me një sëmundje të tillë, për të cilën ka njohuri se është një virus me rrezikshmëri për jetën, dhe shpeshherë shumë persona nuk ia dalin kësaj beteje. Ky lajm, nga momenti i diagnostikimit, e vendos individin në një pikëpyetje shumë të madhe për sa i përket të ardhmes, për sa i përket shëndetit të tij dhe nëse do të arrijë apo jo t’ia dalë dhe nëse do të mund të shërohet nga kjo sëmundje. Ndaj, suporti është jashtëzakonisht i nevojshëm.

 

Mendoni se është funksional suporti psikologjik në spitalet Covid?

Për sa u përket psikologëve prezentë nëpër spitale, aktualisht nuk kemi informacione të detajuara, por psikologët që mbështesin këta individë duhet të jenë psikologë të specializuar në ndërhyrjet emergjenciale, edhe për sa u përket protokolleve të ndërhyrjes së Covid-it.

 

Sipas jush, cila është arsyeja që pacientët me Covid kanë shkruar drejt vetëvrasjes?

Situata e vetëvrasjeve për sa u përket pandemive, ka ndodhur më përpara, pra historia na tregon që pandemitë janë një ngjarje shumë e rëndë për individin dhe personat e prekur nga viruse, në një popullatë të gjerë mund të shkojnë edhe drejt vetëvrasjes. Arsye specifike kanë të bëjnë sigurisht me gjendjen e mëparshme shëndetësore, por njëkohësishtë edhe me mënyrën se si individi e percepton veten e tij, pra a do t’ia dalë apo jo, a do të shërohet nga ky virus. Shpeshëherë ndërhyjnë faktorë familjarë, socialë, por gjithashtu edhe ekonomikë. Por të gjitha këto elemente bashkë me mungesën e mbështetjes psikologjike, krijojnë terrenin ku disa individë nuk ia dalin dot dhe vetëlëndohen, ose edhe vetëvriten.

 

Për sa i përket stafit mjekësor që përballet çdo ditë me virusin, sa e rëndësishme është mbështetja psikologjike?

Është shumë e rëndësishme të suportohet stafi mjekësor, qoftë për turnet e punës, apo për faktin se shpeshherë infermierët dhe mjekët punojnë nën trysni dhe frikë shumë të madhe. Jo vetëm për faktin se mund të infektohen vetë nga virusi, por që në rikthimin në shtëpi mund të infektojnë familjarët e tyre. Sigurisht, në Shqipëri nuk ekziston sensibilizimi ku vetë mjekët duhet të kërkojnë ndihmë në këto situata delikate dhe duhet të drejtohen te kolegët psikologë. Por mbështetja e tyre është jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë sigurinë tonë si qytetarë.

 

Çfarë roli ka komunikimi i pacientëve me familjarët e tyre gjatë periudhës që janë të hospitalizuar?

Lexo edhe :  Hyn në fuqi marrëveshja! Shqipëri-Kosovë “pa kufi”… për 9 muaj

Komunikimi mes pacientëve të prekur nga Covid-i dhe familjarëve të tyre është shumë i rëndësishëm. Imagjinoni çdo situatë sëmundjeje, çdo person kur ka simptoma, kur sëmuret, qoftë edhe me temperaturë të lartë, gjëja e parë që kërkon është siguria. Shpshherë sigurinë e gjejmë te familjarët tanë. Në momente kur diagnostikohemi me Covid, qoftë lajmi është një traumë, një tronditje shumë e madhe. Në momentet kur ne izolohemi, na mohohet komunikimi me familjarët dhe të vetmit persona që ne komunikojmë janë vetë mjekët. Shpeshherë për lajme jo gjithmonë pozitive qenia njërëzore ndihet shumë vulnerabël dhe nuk e ka kurajën t’i përgigjet sëmundjes në mënyrën më pozitive të mundshme. Komunikimi me familjarët do t’i reduktonte të gjitha këto reagime psikologjike të dëmshme.

 

Cilat janë shkaqet që pacientët me koronavirus e përjetojnë keq psikologjikisht sëmundjen?

Përjetimi i fortë emocional apo negativ i koronavirusit nga pikëpamja e pacientëve, është shumë individual, shumë personal. Por, gjithsesi, vendos në lëkundje të gjitha siguritë e çdo personi, siç janë shtëpia, familja, puna, marrëdhëniet me personat e tjerë. Kjo situatë kaq e madhe, kaq makroskopike, por njëkohësisht e padukshme, e vendos individin në një ndjesi pasigurie totale për të ardhmen dhe, papritmas, gjithçka që individi mundohet të bëjë, kthehet totalisht e panevojshme. Kjo sepse në momentin e izolimit, kur ne sëmuremi, gjithçka që ka të bëjë me të ardhmen tonë, papritmas mbyllet dhe krijohet një tunel i errët, ku individi nuk arrin dot ta shikojë veten e tij në të ardhmen.

 

Cili është sugjerimi juaj për strukturat përkatëse dhe qytetarët, në një situatë të tillë pandemie?

Unë sugjeroj përveç suportit të detyrueshëm e të pashmangshëm, ku psikologët emergjencialë duhet të jenë prezentë nëpër spitale, normalisht duke zbatuar të gjitha masat e sigurisë. Duhet patjetër të bëhet sensibilizim për sa u përket familjarëve dhe, njëkohësisht, për sa u përket mjekëve dhe infermierëve, por nuk duhet të ndalojmë këtu. Na duhet të parapërgatisim nxënësit, mësuesit, edukatorët për këtë situatë e, njëkohësisht, edhe prindërit. Jemi të gjithë të përfshirë. Sensibilizimi dhe ndërhyrjet në këtë fazë janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Ne kemi filluar t’i bëjmë që në mars, asnjëherë nuk kemi ndaluar, por jemi pak në numër. Na duhet ndihma e institucioneve dhe e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila duhet të bashkëpunojë me Ministrinë e Arsimit, njëkohësisht me Urdhrin e Psikologëve, me shoqatat që janë të trajnuara dhe të specializuara në psikologjinë emergjenciale, për ta ndihmuar popullatën të reagojë në mënyrën më funksionale përballë kësaj sëmundjeje globale dhe të padukshme. Të mos harrojmë që në kontekstin tonë, shpeshherë prsonat që janë të sëmurë me Covid, ose familjarët e tyre, kanë ndjesi turpi dhe nuk tregojnë që janë të prekur nga virusi. Kjo është situata dhe kjo është fotografia e realitetit tonë. Ne si psikologë këtë gjë e kemi vënë re, dhe mundohemi të krijojmë vetëdije tek individët e prekur, por dhe te familjarët.

Box

Vaksina anti-Covid falas për Shqipërinë:  KE-ja dhuron 400 milionë euro për vendet e varfra

 

Komisioni Evropian ka njoftuar se do ta sigurojë vaksinën e ardhshme COVID-19 falas për Shqipërinë. Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, tha në një njoftim për shtyp se ata do të dhurojnë rreth 400 milionë euro për vaksinën në vendet me ekonomi të mesme dhe të varfër.

“Bashkëpunimi global është mënyra e vetme për ta kapërcyer një pandemi globale. Sot, Komisioni po njofton një kontribut prej 400 milionë € për COVAX për të punuar së bashku në blerjen e vaksinave të ardhshme në të mirë të vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Unë kam besim se kjo do të na afrojë më shumë me qëllimin tonë: ta mundim këtë virus, së bashku”, deklaroi presidentja e KE. Jutta Urpilainen, komisionere për Partneritetet Ndërkombëtare, tha se vetëm duke siguruar qasje të barabartë në një vaksinë COVID-19 në të gjithë botën, do t’i japim fund pandemisë dhe do të sigurojmë një rekuperim të qëndrueshëm.

Shqipëria është ndër përfitueset e vaksinave anti-COVID-19 dhuratë nga BE-ja, pasi, sipas klasifikimit të Bankës Botërore ajo dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor bën pjesë në vendet me të ardhura të mesme. Mësohet se vaksinat do të sigurohen nga kompania “AstraZaneca”, vaksina e së cilës është zhvilluar me Universitetin e Oksfordit dhe ndodhet në fazën e tretë të testimeve. Nuk bëhet e ditur nëse vaksinat anti-Covid, të cilat janë në fazën e tretë të testimit, do të shpërndahen edhe në vendet e tjera të Bashkimit Evropian, pasi në fokus të takimit qëndroi ndihma e ofruar nga KE-ja për vendet me ekonomi të ulët në këtë situatë pandemie. Ndërkohë, bëhet me dije se kushtet e hollësishme për pjesëmarrjen dhe kontributin e BE-së do të përpunohen në ditët dhe javët në vijim. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Çfarë do të ndodhë me “Big Love”? Big Brother dhe banorët marrin vendimin e menjëhershëm

Gjatë kësaj pasdite teksa banorët po bëheshin gati për “Primen” e së shtunës, në shtëpinë e Big Brother ka...

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, ja ku mund të merren përgjigjet

Sapo janë publikuar përgjigjet e programit të Lotarisë amerikane. Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, mund të kontrollojnë rezultatet nëse janë shpallur...

Anija turistike anulon lundrimin për në Santorini, shkak mbipopullimi

Një nga anijet turistike më të mëdha “Sun Princess” e kompanisë Princess cruises, ka anuluar lundrimin për në Santorini këtë vit. Kompania thekson se të...

Turisti humb kontrollin e motorit dhe del nga rruga, zbardhen detajet e para të ngjarjes

Një aksident mësohet se ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Bukmirë në rrethin e Mirditës. Burime bëjnë me dije se një turist çek...

A mund ta sulmojë Serbia-Kosovën? Komandanti i KFOR-it ‘lëshon’ deklaratën surprizuese

Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Ozkan Ulutas, i ka dhënë fund pasigurisë nga një sulm i mundshëm ushtarak i Serbisë në...

Lajme të tjera

Web TV