A mund ta sulmojë Serbia-Kosovën? Komandanti i KFOR-it ‘lëshon’ deklaratën surprizuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Ozkan Ulutas, i ka dhënë fund pasigurisë nga një sulm i mundshëm ushtarak i Serbisë në territorin kosovar.

Në një intervistë Ulutas është shprehur se KFOR-i përpos vigjilencës së lartë që ka dhe përditësimit në kohë reale, është i përkushtuar të parandalojë çdo rrezik të përshkallëzimit.

“Ne vazhdimisht monitorojmë të gjitha zhvillimet relevante që mund të ndikojnë në sigurinë në mbarë Kosovën dhe stabilitetin rajonal.

KFOR-i ka burime të mira dhe është krijuar për t’u përballur me të gjitha sfidat që mund të ndikojnë në mjedisin e sigurisë”,- është shprehur ai.

Pyetjes se a pritet që numri i trupave të NATO-s në Kosovë të rritet, Utulas i është përgjigjur duke thënë se KFOR-i është në çdo moment i pajisur mirë dhe i vendosur për të vazhduar zbatimin e mandatit të tij si reaguesi i tretë i sigurisë.

“Ne gjithmonë do të sigurojmë që misioni ynë të mbetet i pajisur mirë dhe i vendosur mirë për të vazhduar zbatimin e mandatit të tij si reaguesi i tretë i sigurisë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX)”,-ka theksuar ai./kb

Të fundit

Veliaj vizitë në Tokio, do përfaqësoj presidencën e B-40, takime me kryetaren e bashkisë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nis sot një vizitë të shkurtër në Tokio të Japonisë, ku do...

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do të bëhet nga SPAK

Profesori i njohur, Ervin Karamuço ka treguar detaje të forta lidhur me megaoperacinonin e djeshëm të SPAK për personazhe të njohura të botës së...

8 konservat më të mira për humbjen e peshës

Kur bëhet fjalë për të humbur peshë, zgjedhjet e duhura ushqimore janë thelbësore. Ushqimet e konservuara mund të jenë një opsion i shkëlqyer për...

Operacioni i SPAK/ Arrestohet Naim Stafuka

Vijon operacioni i SPAK në disa qytete të vendit pas lëshimit të 50 urdhër-arresteve për kapjen e "kokave" të krimit. Mes urdhër-arresteve të firmosura nga...

Vula e PD/ Basha apo Berisha? Ja gjyqtarët që kanë në dorë fatin e demokratëve

Gjykata e Apelit në Tiranë është vënë dje në lëvizje, ndërsa ka caktuar datën 11 qershor si datën kur do të rinisë sërish gjykimin...

Lajme të tjera

Web TV