Lista e atyre që përfitonin rroga jetike për shërbime patriotike nga mbretëria e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Aleksandër Cangonja

Një dekret-ligj i aprovuar me datë 30 korrik 1934 dhe i botuar në fletoren zyrtare më 11 gusht 1934 bëhet një modifikim i ligjeve për rrogat jetike dhe shpërblimet për merita partiotike.
Ligji parashikonte që rrogat jetike u paguhen vetëm personave të pasqyruar në listën e publikuar në fletoren zyrtare.
Rrogat jetike nuk ishin të trashëgueshme, ndërsa për femrat që martohen dhe meshkujt që mbushin 21 vjeç e humbin të drejtën e rrogës jetike dhe pjesa e tyre kalon në favor të arkës së shtetit.
Djemtë që janë në studim e sipër rroga u vazhdon deri në përfundim të studimeve, por jo mbas moshës 25 vjeç. Kur kryetarja e familjes e humb të drejtën e rrogës jetike,50 % nga pjesa e asaj i kalon pjesëtarëve të tjerë të familjes nëse ka, ndërsa pjesa tjetër shkon në favor të arkës së shtetit.
Ky dekret hedh poshtë të gjitha ligjet e mëparshme për rroga jetike dhe shpërblime për merita patriotike.
Mbas propozimit të këshillit të ministrave të kryesuar nga Pandeli Evangjeli, mbreti Ahmet Zogu dekreton aprovimin dhe zbatimin mbi modifikimin e ligjeve për rroga jetike dhe shpërblime për merita patriotike.
Po ti hedhim një sy listës së atyre familjarëve që përfitojnë do të shohim se i përkasin familje të figurave që kanë dhënë kontribut në formimin e shtetit Shqiptar por edhe në fusha të ndryshme te jetës, si familja e Hoxha Kadriut, familja e Sadik Gostivarit, familja e diplomatit Sulejman Luzatit, familja e Sulejman Delvinës, familja e Dervish Himës, familja e Qamil Bales, familja e Sotir Pecit, familja e doktor Haki Mborjes, familja e Selam Musait dhe familja e Turhan Pashes.
Por edhe te tjere si djali i Abdyl Ypit, e bija e Ismail Qemalit, gruaja e Themistokli Germenjit, gruaja e Nuci Nacit, gruaja e Pandeli Calit, gruaja e Mihal Gramenos, gruaja e Papa Kristo Negovanit, e bija Kostandin Kristoforidhit, gruaja e Prenk Bib Dodes, nusja e djalit të Ded Gjon Lulit.
Por edhe persona të cilët ishin gjallë si Ismail Strazimiri, Hafiz Ibrahim Dalliu, Vehbi Dibra, Hafiz Ali Korca, doktor Rifat Frashëri, Hamdi Ohri, Xhemal Prishtina etj. Ku një pjesë e tyre nga e gjithe lista e përfituesve kishin qenë kundërshtarë politik të Ahmet Zogut para vitit 1925.

Lexo edhe :  Lajm i trishtë për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-gjyqtari i njohur

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

I ra krevati sipër, shqiptarja që humbi jetën në Santorini do bëhej gjyshe për pak ditë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën e kaluar në ishullin grek të Santorinit, ku një pastruese shqiptare 59-vjeçare...

Berisha: Pensioni në Shqipëri, më pak sesa shuma që Gjermania jep për kafshët shtëpiake

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte në Vlorë ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 majit. Në fjalën e tij, kryedemokrati...

Turistja britanike humbi jetën teksa zhytej, Gjykata kthen dosjen ndaj Saimir Kushovës

Gjykata e Sarandës ka kthyer për hetime dosjen penale ndaj Saimir Kushovës, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të sigurisë në punë, që...

Skandal me dhuruesit e spermës në Holandë, klinikat e fertilizimit bëjnë gabimin e rëndë

Skandal me dhurimin e spermës në Holandë. Mediat vendase kanë zbuluar se materialet gjenetike të të paktën 85 dhuruesve janë përdorur për farëzimin artificial...

Vetëm prenotimi 150 mijë dollarë, sa kushton një udhëtim në hapësirë?

Dita e djeshme pa dyshim që do të hyjë në histori. Ekipi me 6 gra i Blue Origin udhëtoi drejt hapësirës për rreth 11...

Lajme të tjera

Web TV