“Pa dinjitet mbetesh nxënës i vobektë”, mjeku Tritan Kalo bën thirrjen e fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka ndarë një mesazh ndryshe me qytetarët. Kalo ka lënë pa krahëve për një moment këshillat për COVID -19, duke u drejtuar qytetarëve me një mesazh politike dhe kombëtar.

Mjeku rëndit faktorët që e bëjnë Shqipërinë një vend në të cilët ai thekson se qytetarët duhet të jetojnë me dinjitet dhe shton se deri më sot nuk është vënë re asnjë ndryshim.

Statusi i plotë i Tritan Kalos

KOHË KOVIDIANE…..KAM lindur I-LIR dhe I-LIR do të vdes…..

Të qënurit Sovran në Trojet Arbërore për mua don të thotë, të “qëndrosh e ushqehesh në sofrën/sovran tënde me dinjitet”, të jesh në çdo kohë e rrethanë Zot i “menysë së saj”, si dhe të mos “gëlltitësh çdo lloj çorbe që të ofrohet” me hir apo me pahir mbi të….A jemi ne sovranë???….unë them se jo!!!….

Mes Nacionalizmës dhe Internacionalizmës, do të zgjidhja të parën….Mes Shqiptarizmës dhe Globalizmës si moto, si shtysë mendore të jetësimit të mbrothësimit socio-politiko-ekonomik të Trojeve Arbërore, pa as më të voglin hezitim do të zgjidhja të parën….

Pa dinjitet e mbrothësi socio-ekonomike mbetesh përjetësisht si një nxënës i vobegtë përballë tryezës së “mësuesit” tënd, mbetesh hallka e fundit dhe më e thyeshme e një Bashkësie vendesh në Europë e kudo gjetkë…….

Natyra na ka falur bujarisht pasuri mbi dhe nëntokësore të pallogaritëshme, për të qenë të LIRË dhe për të jetuar me DINJITET….NUKU e meritojmë të jemi aty ku nuk duhej të ishim edhe 30 vite pas ndryshimeve të menduara dhe dëshiruara si DEMOKRATIKE, por që në fund të fundit rezultuan të ishin vetëm e vetëm ndryshime DEMON-KRATIKE, ku demonët e klasës/kastës/glasës sonë të politiqenërve zotërojnë gjithshka si dhe tallen me fatet tona….

Lexo edhe :  Termometri 43 gradë/ Meteorologu: Vala Afrikane godet Shqipërinë

Frymojmë mbi ato troje ku u thelbësua civilizimi, gjuha dhe kultura e përbotshme, ndaj nuk e meritojmë aspak të jemi aty ku kurrë nuk duhet të ishim….Zgjohuni Bashkëkombas të mi kudo që frymoni në viset e Shqipërisë Natyrale të 28 Nëntorit 1912, për sa kohë që ende flitet SHQIP dhe për sa kohë që ende frymojnë shqiptarë në këto vise….Nuk duhet të jemi thjesht aktorë, por vetëm e vetëm faktorë të zhvillimeve në “Illiricum Peninsula”….

Në kushte të tilla historike, bashkimi kombëtar si fillesa e ringritjes, rimbrothësimit, faktorizimit sicio-ekonomiko-politik mbetet i vetmi opsion për NE, për të rifituar vendin meritor në mesin e kombeve të emancipuar të Njerëzimit…..Sofrën e mbrothësimit NUKU ta shtron Bota, por vetëm e vetëm ventërgjegjësimi, puna, përkushtimi e atdhedashurija…..

Demokracija na e ofron mundësinë e rradhës më 25 Prill 2021, për t’i dhënë peshën e forcën e duhur VOTËS sonë, si mekanizmi kryesor i ndryshimeve socio-politike në këtë sistem, e për të bërë më së fundmi ndryshimin e kërkuar kaherë që në Dhjetor 1990!!!….Wake up my Albanians!!!…./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/tritan.kalo/posts/3632975206727219

Të fundit

“Na ke sjellë një shishe ujë tepër”/ Ish-shefi i qarkullimit të Vlorës dhunon kamerierin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës, Vlorë, ku një kamarier...

“Berishën e pret burgu i përjetshëm”/ Avokati: “21 janari” është kopsitur dhe faktuar

Avokati Idajet Beqiri, tha se shtetit i së drejtës në Shqipëri nuk po funksionon siç duhet pasi sipas tij po bën goditje selektive. Ai...

Arrestohet autori i zjarrit në Shetel të Shijakut

Policia ka njoftuar ditën e sotme se është bërë i mundur arrestimi i autorit të dyshuar të zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të pyllëzuar...

Fundi i një shpirttrazimi: Vincent van Gogh qëllon veten, vdes dy ditë më pas

27 korrik 1890 Leonard Veizi Në muzgjet e fundkorrikut 1890, fusha të arta me grurë përkundeshin nën erën e Auvers-sur-Oise, si të shkundura nga një...

Jashtë kontrollit zjarri në Borsh, turistët dhe banorët në panik!

Borshi po përballet me një situatë shumë problematike për shkak të zjarrit që ka dalë jashtë kontrollit. Ndërhyrjet po bëhen si nga toka, ashtu edhe...

Lajme të tjera

Web TV