Vllaznia mund Teutën 1-0 në “miqësoren e kthimit”, merr hak për humbjen e Pukës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkodranët “hakmerren” për humbjen e 20 gushtit në Pukë, takimi erdhi drejtpërdrejt në RTSH Sport. Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, në rastin e Vllaznisë, dhe të ndeshjes së radhës në turet eliminatore të Ligës së Evropës, në rastin e Teutës, dy ekipet kanë zhvilluar të enjten një përballje miqësore.

Në fakt, ndeshja e luajtur në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës dhe e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, ishte miqësorja e dytë brenda 3 javësh midis këtyre dy skuadrave, me atë takim të 20 gushtit në Pukë, të fituar nga Teuta.

Në përballjen e së enjtes, trajneri gjerman i Vllaznisë, Tomas Brdariç e nisi me Zogoviçin në portë, e më pas me Gurishtën, Isufin, Adilin, Isaevskin, Krymin, Markun, që u zëvendësua në minutën e 20-të nga Da Silva, Krujë, Mandiangunë, Imerin dhe Dungën.

Në krahun tjetër, trajneri i Teutës, shkodrani Edi Martini e nisi me Çeleskin në portë, e më pas me Hoxhën, Arapin, Beqën, e dendësuar në fund të pjesës së parë nga Hrliç, Kuros, Karabecin, Avdylin, Emiljano Vilën, Aleksin, Lorenco Vilën dhe Krasniqin. Pjesa e parë e takimit do të mbyllet me epërsinë minimale të Vllaznisë, falë golit të brazilianit Da Silva në minutën e parë shtesë.

Pjesa e dytë, siç edhe pritej, është karakterizuar nga ndërrimet e shumta, teksa të dy trajnerët e kanë shfrytëzuar atë për t’u dhënë minuta të vlefshme lojtarëve të rinj apo atyre të rikthyer nga dëmtimet. Brdariç bëri 5 ndërrime, teksa futi në lojë portierin Qarri, por edhe Lekajn, Çobajn, Ramadanin dhe Uheid Hoxhën, ndërsa edhe Martini u kundërpërgjigj me 5 ndërrime, teksa aktivizoi Beqajn, Gonçalvesin, Dajën, Oshafin dhe Kapllanin. Për rrjedhojë, loja ka qenë kryesisht e qetë dhe 45 minutat e dyta nuk do të sjellin gola të tjerë dhe Vllaznia fiton 1-0 në këtë miqësore me Teutën.

Lexo edhe :  Mbappe “gjunjëzon” Manchester Cityn, Real Madrid kalon në raundin tjetër të Championsit

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Rama u përgjigjet komentuesve: Ndërtimet pa leje peshqesh i trashëguar nga këneta

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve në rrjete sociale lidhur me panairin e parë të punës që...

“Pensionet europiane nuk bëhen kollaj”/Rama: Kur erdhëm në detyrë, nuk kishte marrëveshje

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj “Sy m’Sy” pyetjeve të qytetarëve në rrjete sociale lidhur me panairin e parë të punës që do të mbahet...

Ja pse nuk duhet të alarmohemi nga zbulimi i Coronavirus-it të ri

Batwoman është kthyer për të paralajmëruar botën, por është ende herët për t’u alarmuar. Shi Zhengli, virologia kineze e cila u bë e famshme me pseudonimin...

Plazh në shkurt! Qytetarët vlonjatë shfrytëzojnë motin e mirë për t’u larë në det

Plazhi në javën e fundit të muajit shkurt mund të duket i pazakontë, por jo për qytetarët e Vlorës. Ata kanë shfrytëzuar motin e mirë dhe me...

‘Non grata’ e Berishës, Harxhi flet me siguri: Ka mbetur puna vetëm për një firmë…

Edith Harxhi, anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike zhvilloi një bisedë këtë të shtunë me gazetarin Besard Jacaj në Klan News. Ajo u pyet...

Lajme të tjera

Web TV