Iu dogjën banesat, Berlini dhe Parisi strehojnë të miturit nga Moria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

400 të mitur të pashoqëruar janë larguar nga Greqia pas zjarrit në Moria. Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron shpresojnë që vendet e tjera të BE, përveç Gjermanisë dhe Francës, të marrin pjesë në pranimin e tyre.

Gjermania dhe Franca do të pranojnë refugjatë të mitur nga kampi i djegur grek Moria. Kancelarja gjermane Angela Merkel e konfirmoi në mbrëmje këtë iniciativë. Merkeli tha se kryeministri grek Qirjako Mitsotakis ua kërkoi ta ndërmarrin këtë hap.

Migrimi nuk është vetëm problemi i vendeve ku mbërrijnë migrantët, por duhet të bëhet një përgjegjësi evropiane, tha ajo më tej. Aktualisht nuk ka një politikë të përbashkët evropiane të migracionit. “Dhe po të mbetet kjo gjendje, do të jetë një barrë e rëndë për Evropën.”

“Ne e kemi ditur për një kohë të gjatë që njerëzit atje jetojnë në kushte degraduese,” tha Merkel, duke iu referuar Moria dhe qendrave të tjera të pritjes. Zjarri në kampin e refugjatëve “tregoi si në një lupë si është gjendja”. Gjermania dëshiron më tej të ndihmojë në krijimin e kushteve të reja dhe më të mira në Moria. “Gjendja nuk mund të mbetet kështu”.

Qeveria gjermane tani do të përpiqet të bindë edhe shtete të tjera të BE të marrin pjesë. Sipas informacionit të Agjencisë gjermane të shtypit dpa, 400 vajza dhe djem pritet të vijnë nga ishulli i Lesbos. Gjithnjë e më shumë qytete dhe komuna po ofrojnë tani të marrin refugjatë prej atje. Sipas kryetarit të bashkisë së Mynihut, Reiter, Mynihu dëshiron të strehojë deri në 300 refugjatë.

Scholz flet për “zhvillim të mirë”

Zëvendëskancelari Olaf Scholz (SPD) premtoi mbështetje të shpejtë për fëmijët dhe të rinjtë e prekur. Ai beson “se tani do të ketë një zgjidhje të shpejtë për refugjatët e mitur të pashoqëruar”. “Gjermania, Franca dhe disa vende të tjera janë gati të bëjnë diçka,” tha Scholz. “Ne jemi duke punuar në këtë drejtim.”

Lexo edhe :  “Temperatura 29 gradë”/ Meteorologu: Duke filluar nga dita e mërkurë...

Scholzi e përshkroi si “zhvillim të mirë” që gatishmëria për të ndihmuar me solidaritet po rritet”. Ai iu referua për këtë si Gjermanisë ashtu edhe” Evropës në përgjithësi”. Kur u pyet nëse Ministri Federal i Brendshëm Horst Seehofer (CSU) ishte përfshirë gjithashtu në ndihmën e planifikuar për refugjatët e Morias, Scholz tha se ishte” i sigurt se qeveria do të punojë së bashku për të garantuar që Gjermania të japë një kontribut të bazuar në solidaritet”./DW

Të fundit

Nasa bën turneun e parë brenda vrimës së zezë

Një nga objektet më misterioze në hapësirë ​​janë vrimat e zeza gjigante që ekzistojnë në qendër të pothuajse çdo...

“Ankth dhe pagjumësi”/ Mjekët psikiatër shpjegojnë mjekimet që merrte Alma Arrazi

Në media, është bërë publike një recetë që mjeku neuropsikiatër nga Shkodra Gjon Preçi ka lëshuar për qytetaren Alma Arrazi, që ditë më parë...

Françeska hapi Kutinë e Pandorës, Sara Gjordeni: Turp, e parashikuar

Françeska Murati hapi dje “Kutinë e Pandorës” dhe iu dha mundësia të bënte një telefonatë me bashkëshortin, ndërsa në këmbim do t’i duhej të...

KE ‘shuplakë’ Greqisë për ‘Belerin’, reagon Athina zyrtare: Çështje evropiane

BE është e shqetësuar për mosmarrveshjet në rajon; Maqedoni e Veriut me Bullgarinë dhe Greqia më Shqipërinë. Komisioni Evropian shprehet se shpreson që këto...

Jamie Carragher sulmon Casemiron: “Lëre futbollin para se të të lërë ai ty”

Ish-lojtari i Liverpool-it, Jamie Carragher ka komentuar në mënyrë shumë të ashpër paraqitjen e Casemiro-s, mesfushorit të Manchester United, pas humbjes 4-0 ndaj Crystal...

Lajme të tjera

Web TV