Zbulohet qendra e prostitucionit në Tiranë nën sloganin “Kërkojmë masazhatore”, vëllezërit tutorë rekrutonin vajzat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni i koduar “Extra Service”, i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Goditen dy raste të shfrytëzimit për prostitucion dhe të mbajtjes së lokaleve për prostitucion.

Vihen në pranga dy administratorë e dy qendrave masazhi , për shfrytëzim për prostitucion dhe për mbajtje të qendrave të masazheve për shfrytëzim prostitucioni.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga dy administratorë qendrash masazhesh,kanë organizuar punën duke bërë dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve

Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Extra Service”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit :

M.R., 26 vjeç dhe A.R., 29 vjeç (vellezër), të dy banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin rekrutonin femra nëpërmjet rrjeteve sociale me pretendimin për ti punësuar si masazhatore për të kryer masazhe relaksuese për klientët e këtyre qendrave.

Pasi i rekrutonin paraprakisht dhe i punësonin këto femra këta shtetas i detyronin këto punonjëse (duke përfshirë edhe punonjëse të mitura) që përveç masazhit tu ofronin klinetëve edhe shërbime seksuale brenda këtyre qendrave të masazhit.

Në përfundim klientët bënin pagesën për shërbimin e masazhit dhe shërbimet seksuale që ata përfitonin dhe këto përfitime ndaheshin ndërmjet administratorëve të këtyre qendrave dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime.

Po në vijim të operacionit u procedua penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi shtetasja S.D., 21 vjeçe, e cila në cilësinë e menaxheres të një prej qendrave, nuk ka treguar për këtë aktivitet të kundraligjshëm që kryhej brenda kësaj qëndre masazhi.

Lexo edhe :  Miratohet në parim marrëveshja me Serbinë për sigurimet shoqërore

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Prostitucioni” 5 shtetase.

Nga ana jonë vijojnë hetimet për bashkëpunëtorë të tjerë në këtë veprimtari kriminale si dhe për identifikimin e klientëve që kanë përfituar shërbime seksuale në këto qendra masazhi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prostitucionit”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” “Mbatjes së lokaleve për prostitucion” dhe “Moskallzimit të krimit” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur. Ru. Do/ Fjala. al

 

Të fundit

Matura 2025, dalin rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj

Shpallen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj të Maturës 2025. Në linkun e mëposhtëm të publikuar nga Qendra e...

Pse shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë sportistë, por vetëm vasalë të dalluar!?

Para disa ditëve Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, bashkë me Ministrin e Sportit, e hapën thesin dhe ndanë dhjetëra mirënjohje për sportistet e dalluar,...

Ndalon jahti gjigant i miliarderit gjerman në Durrës

Në portin e Durrësit është ndalur jahti gjigand i manjatit gjerman Reinhold Wurth. Ky superjaht me gjatësi 85 metra dhe gjerësi 14.2 metra është...

Vuçiç: Falenderoj Ukrainën që nuk e njeh Kosovën! Rusia? Nuk e kam tradhtuar

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se pati takime shumë të suksesshme në Odessa dhe se falënderoi Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për respektimin e plotë...

Trump zbulon “Kartën e Artë”, hapen rezervimet për shtetësinë amerikane

Donald Trump ka prezantuar këtë të enjte Kartën e Artë, duke thënë se rezidenca e përhershme në SHBA tani është në shitje për 5...

Lajme të tjera

Web TV