Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka shprehur mirënjohje për Besa Shahinin, për punën që ajo bëri në krye të Ministrisë së Arsimit në Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Balla shprehet ka uruar ministren e re të Arsimit Evis Kushi, duke thënë se është besimplotë se do të çojë më tej përpara stafetën e reformave transformuese në Arsimin Shqiptar.
Postimi i plotë i Ballës:
Falenderim e mirënjohje për Besa Shahinin dhe urimet më të përzemërta për çdo të mirë në jetën e saj të re familjare?
Besimplotë që ministrja e re Evis Kushi do të çojë më tej përpara stafetën e reformave tona transformuese në Arsimin Shqiptar./Bl.Ba/Fjala.al