Gastrohepatologu Altin Cekodhima: Mëlçia e dhjamosur, si ta parandaloni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëlçia e dhjamosur është grumbullimi i yndyrnave në qelizat e mëlçisë. Gjithashtu, ndryshe quhet hepatosteatoza ose steatoheoatitis. Për mëlçinë është normale të përmbajë disa yndyrna, por kur sasia e tyre është më shumë se 5-10% e peshës së saj, atëherë mëlçia quhet e dhjamosur. Mjeku gastrohepatolog, Altin Cekodhima, tregon për gazetën “Fjala” se personat të cilët vuajnë nga mëlçia e dhjamosur shpesh nuk kanë simptoma (probleme) për vite me radhë, ndërsa dëmtimet janë në proces të vazhdueshëm. Mjeku shprehet se zakonisht njerëzit mësojnë se kanë mëlçi të dhjamosur gjatë ekzaminimeve për probleme të tjera mjekësore.

Yndyrnat mund ta dëmtojnë mëlçinë tuaj për vite me radhë ose dekada, pa shkaktuar probleme të dukshme. Sipas Cekodhimës, kur dëmtimet bëhen të rënda ose serioze shkaktojnë: lodhje, dobësi trupore, rënie në peshë dhe konfuzion.

Mëlçia është organi më i madh i trupit. Ajo kryen shumë funksione dhe shpesh nuk jep shenja paralajmëruese kur është e sëmurë, deri në stadet e avancuara të sëmundjes.
Gastrohepatologu parashtron disa prej shkaqeve të dhjamosjes së mëlçisë, simptomat, si dhe trajtimin që duhet ndërmarrë.

Mëlçia kryen shumë funksione të rëndësishme ku përfshihen:

-Shpërbërjen e ushqimeve.
-Ruajtjen rezervë të vitaminave, hekurit dhe mineralve të tjera të rëndësishme për trupin.
-Prodhon proteinat.

Shkaqet

Janë një serë situatash të ndryshme, ilacce dhe lëndë toksike (helmuese) që shkaktojnë dhjamosje të mëlçisë. Ngrënia e ushqimeve hiperkalorike shkakton depozitim të yndyrnave në mëlçi. Situata të caktuara siç janë: obeziteti, diabeti dhe trigliceridet e larta shkaktojnë dhjamosje të mëlçisë. Pacientët më të riskuar për të bërë dhjamosje të mëlçisë janë ata me moshë të mesme dhe me mbipeshë.

Disa shkaqe të mëlçisë së dhjamosur janë:

-Përdorimi i tepërt i alkoolit.
-Kequshqyerja.
-Përdorimi i steroideve.
-Toksiciteti nga acidi valporik.
-Obeziteti.
-SindromaCushing.
-Helmet
-Marrja e tetraciklinës në doza të larta.
-Shtatzënia
-Diabeti
-Hiperlipidemia.
-Humbja e shpejtë në peshë.

Disa njerëz bëjnë dhjamosje të mëlçisë pa pasur asnjë nga situatat e sipërpërmendura.

Lexo edhe :  Çmimi i “arit të zi” pas konfliktit Izrael-Iran, eksperti: Pritet rritje

Simptomat (shenjat)

Mëlçia e dhjamosur mund të diagnostikohet me analiza gjaku dhe gjithashtu me biopsi të mëlçisë. Është një nga arsyet më të shpeshta për një rritje të lehtë të niveleve të enzimave të mëlçisë. Imazhe speciale të marra prej ekos, skanerit dhe rezonancës magnetike, mund të sugjerojnë për dhjamosje të mëlçisë, por biopsia është e nevojshme për ta konfirmuar atë.

Biopsia është teknika e marrjes së disa qelizave prej mëlçisë, procedurë e cila kryhet me age të veçantë. Më pas qelizat e marra ekzaminohen me mikroskop nga mjeku specialist.

Trajtimi

Mëlçia e dhjamosur shpesh herë nuk shkakton probleme. Në këto raste quhet asimptomatike.

Humbja në peshë, kufizimi i yndyrave dhe gjimnastika në pacientët mbipeshë prodhon rezultate të paqëndrueshme për një kohë të gjatë, por është mirë të bëhen përpjekje. Dhjamosja e mëlçisë, e shkaktuar prej toksikimit nga alkooli, mund të mos përmirësohet, edhe pse ndërpritet përdorimi i tij.

Kontrolli i mirë i diabetit mund të reduktojë dhjamosjen e mëlçisë. Duhet të ulni nivelin e triglicerideve me dietë, me medikemente me ose të dyja mënyrat së bashku; ushqehuni në mënyrë të shëndetëshme dhe të balancuar; rrisni aktivitetin tuaj fizik; kryeni kontrolle periodike të rregullta te mjeku specialist i mëlçisë.

Nuk ka trajtime mjekësore ose kirurgjikale për mëlçinë e dhjamosur ose steatohepatitin jo alkoolik (NASH), por përmirësimi i dietës dhe rritja e aktivitetit fizik mund t’ju ndihmojnë në parandalimin ose kthimin në normë të disa dëmtimeve.

Ecuria

Mëlçia e dhjamosur mund të mos shkaktojë dëmtime ose mund të çojë në infeksione të mëlçisë. Kjo situatë quhet steatohepatitis.

Kur është e lidhur me abuzimin me alkool quhet steatohepatitis alkoolik. Shpesh nuk është e lidhur me alkoolin dhe quhet steatohepatitis joalkoolik (NASH në anglishte). Me kalimin e kohës mëlçia dëmtohet rëndë, kjo situatë quhet cirrozë.

Cirroza hepatike është një situatë serioze që çon në mosfunksionim të mëlçisë. Steatohepatitis joalkoolik është një ndër shkaqet e cirrozës hepatike.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV