Topalli: Unë kam lindur armike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e  djeshme ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli publikoi një status në Facebook dhe për këtë u pyet gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU. Ishte një pjesë e nxjerrë nga një nga librat e profesor Ernest Koliqit, një nga penat më cilësore të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë dhe që bënte fjalë për një histori personale mes kryeministrit Hasan Prishtina dhe kundërshtarëve të tij politikë në media. Kërkesës së një miku për t’i dhënë një dru gazetarit që shkroi keq për Prishtinën iu përgjigj se kur nuk të sulmojnë është problemi. Ja statusi i zonjës Topalli.

Nji anmik në ditë

Tue bisedue para shum kohe me nji të dashtun t’émin, shqiptar mendjesquet e i rysun nëpër ngjarje të ndërlikueme të historis shqiptare, ra fjala mbi grindjet qi e shuejnë ndér né në perpjekjen në daç politike në daç shoqnore e letrare. E më tregoi se nji herë në Tiranë Hasan Prishtina, atdhetari i njoftun kosovar, ishte qenë sulmue keqas nga nji gazetar me nji artikull plot kritika t’ashpra. Hasan begu kishte do djelm si petrita mbas vetes. Njâni prej tyne, si mori vesht sulmin e pësuem nga zotnija i vet, i tha: – “Beg, m’ep léjen të shkoj e t’i ap nji drû të shëndoshtë atij edepsyzit qi na ka dokanisë aqë randë.. “. Atdhetari i Prishtinës i u përgjigj: – “Moré budallë, atij duhet t’i jemi mirnjohës. Deri sa bota më shajnë ndër gazeta e kafehaneve don me thânë se dishka vlej. Atëherë kur mos të flasin mâ kush për té, nji njeri politiket ka mbarue… “.
Lazër Shantoja thonte: – ” Për m’u bâ njerí i madh në Shqipni, duhet me fitue s’paku nji anmik në ditë. Gjindja kur ndigjojnë se dikush shahet pajadá e me ngulm, fillojnë e brehen nga kureshtja m’e njoftë, me dijtë pse përmendet e pse urrehet me aqë furí. Fitó nji anmik në ditë dhe syt e botës kanë m’u sjellun kah ti… “.

Lexo edhe :  Dash Sula tallet me demokratët: Vijoni vajtimin në seli!

Ernest Koliqi

E pyetur për këtë status në emision HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU,  Topalli tha se ishte e vërtetë që kështu funksionon Shqipëria politike. Por se ajo vetë e ka më të theksuar sepse ka lindur armike. Topalli ka qenë pjesë e një familje të persekutuar në Shkodër e cilësuar si armike  e pushtetit gjatë diktaturës së Enver Hoxhës.

-Më ka pëlqyer statusi që kishit publikuar dje në Facebook.

-Në fakt historia e Shqipërisë nuk ka ndryshuar shumë. Të gjitha janë të urdhëruara në një listë emrash të caktuar. Kjo më shton dhimbjen për PD. Kurrë nuk ka funksionuar kështu PD. Për të quajtur tjetrin armik. Unë nuk quaj asnjërin armik. As ata që janë në qeveri, as ata që janë në pseudo-opozitë, unë mund të kem kundërshtime me ta.

-Po Lulzim Bashën çfarë e quani?

-Kurrë armik. Është një njeri që ka marrë peng PD. Unë nuk i them dot armik, është prapë shqiptar. Unë mund ta kritikoj, unë do të vazhdoj të flas. Kur i lexon sulmet të dirigjuara nga zyra e kunatit dhe nga call centerat e kunatit, mua më vjen të qesh. Unë kam lindur armike, kam lindur duke më quajtur armike. Unë nuk e kuptoja në fakt. Babai im më ka thënë disa herë që ti duhet të kuptosh pse na quajnë armiku i popullit. Po pse babi, i thosha, çfarë kemi bërë ne? Kështu që për ne nuk është diçka e re. Ndonjëherë më duket mjerim i madh dhe dhimbje e madhe për atë që ka qenë PD.

-E ju e keni ndjerë të sulmuar veten?

-Të gjithë janë angazhuar te Jozefina Topalli, jo në atë që është thelbësore për vendin, në ndryshimin, sepse nuk mund ta bëjnë. /Fjala.al/Ke.Ba

 

Të fundit

Aksion si në filma në kryeqytet/ Efektivë të shumtë policie neutralizojnë një person

Një skenë aksion, si të ishte duke u xhiruar një film, u regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në...

Kush janë 7 personat e arrestuar në Durrës! Mes tyre Xhevdet Plaku dhe Voltan Xhani

Drejtori i policisë vendore të Durrësit, Vilson Bala, në një konferencë për mediat, bëri me dije se 7 persona janë arrestuar në kuadër të...

Terapistët aprovojnë: Këto janë 4 zakonet që ndjekin çiftet e lumtura

Sipas ekspertëve, për të shijuar një marrëdhëinie të suksesshme, duhet më shumë se thjesht "të kaloni kohë së bashku". Më poshtë gjeni 4 këshilla...

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar nga instituti prestigjioz britanik...

“Po bëni gjenocid!”/ Deputeti izraelit protestë në parlament, nxirret me forcë nga salla

Deputeti arabo-izraelit Ayman Odeh u përjashtua me forcë nga foltorja e Knesset-it pas një fjalimi të zjarrtë në të cilin kritikoi ashpër ndërhyrjen ushtarake...

Lajme të tjera

Web TV