Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

15 shtator 1959/Vizita ekstravagante e liderit sovjetik në Shtetet e Bashkuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vizita shtetërore e Nikita Hrushovit në Shtetet e Bashkuara ishte një vizitë 13-ditore nga 15-27 shtator 1959. Ajo shënoi vizitën e parë shtetërore të një udhëheqësi sovjetik në SHBA. Duke qenë vizita e parë nga një udhëheqës i nivelit të tij, pasqyrimi i saj rezultoi në një cirk të gjerë mediatik.

***

Në vitin 1959, duke shpresuar që të zgjidhte një krizë në thellim rreth fatit të Berlinit, presidenti Duajt Ajzenhauer ftoi kryeministrin sovjetik Nikita Hrushov për një samit në Camp David. Ishte apogjeu i Luftës së Ftohtë. Asnjë kryeministër sovjetik nuk i kishte vizituar më parë Shtetet e Bashkuara dhe shumica e amerikanëve dinin pak për Hrushovin, përveç faktit që kishte luftuar me zëvendëspresidentin Riçard Nikson në “debatin e kuzhinës” të famshëm në Moskë atë korrik dhe tre vjet më parë kishte nyjëtuar kërcënimin “Ne do t’ju tregojmë nënën e Kuzmës” me kuptimin ‘ne do t’ju tregojmë ferrin’.

Hrushovi e pranoi ftesën e Ajzenhauerit dhe shtoi gjithashtu se do t’i pëlqente që të udhëtonte nëpër vend për disa javë. Dyshues ndaj diktatorit dinak, Ajzenhaueri pranoi me mëdyshje. Reagimi ndaj ftesës, për të thënë më të paktën, qe i përzier. Qindra amerikanë e bombarduan Kongresin me letra nervoze dhe telegrame proteste, por qindra amerikanë të tjerë e bombarduan ambasadën sovjetike me lutje miqësore që Hrushovi të vizitonte shtëpinë, qytetin apo fermën e tyre. “Në qoftë se do të vini”, i shkruan Hrushovit drejtuesi i Minnesota Apple Festival, “ju lutemi të na lajmëroni”.

Pak ditë përpara ardhjes së fiksuar të kryeministrit të tyre, sovjetikët lëshuan një raketë, e cila u ul në Hënë. Qe ulja e parë e suksesshme në Hënë dhe kjo shkaktoi një shpërthim masiv të shikimeve të UFO-ve në Kaliforninë Jugore. Ky qe vetëm preludi i një qëndrimi dyjavor, të cilin historiani Xhon Levis Gadis do ta karakterizonte si “një ekstravagancë sureale”.

***

Vizita e Hrushovit në SHBA u zhvillua në vitin 1959 dhe u shoqërua nga një mori kuriozitetesh. Pas javësh ekzagjerime – “Khrushchev: Man or Monster?” në New York Daily News, “Capital Feverish on Eve of Arrival” në New York Times, “Official Nerves to Jangle in Salute to Khrushchev” në Washington Post, “Khrushchev to Get Free Dry Cleaning” në New York Herald Tribune – Hrushovi u ul në Andrews Air Force më 15 shtator të 1959.

Lexo edhe :  Kuvendi i heq mandatin Salianjit, Spiropali: KQZ të njoftohet për vakancën

Tullac, ai ishte vetëm pak mbi 1,65 metra, por peshonte afërsisht 90 kilogramë dhe kishte një fytyrë të rrumbullakët, sy blu të hapur, një vrimë në faqe, një hapësirë midis dhëmbëve të parë dhe një mes që e bënte të dukej si një njeri që sikur mbante me vete një shalqi. Kur zbriti nga avioni dhe i shtrëngoi dorën mikpritësit, një grua nga turma tha e habitur: “Çfarë shkurtabiqi i lezetshëm!”.

Ndërsa Ajzenhaueri lexonte fjalimin e mirëseardhjes, ai bënte paturpësisht grimasa: tundi kapelen, i shkeli syrin një vajze të vogël, në mënyrë teatrale e ktheu kokën për të parë një flutur që i fluturoi afër. Ai e vodhi qendrën e vëmendjes, shkroi një reporter, “me shkujdesjen e studiuar të një aktori të vjetër varieteje”. Shfaqja në udhëtim e Hrushovit kishte filluar.

***

Të nesërmen, ai vizitoi një fermë në shtetin Merilend, ku përkëdheli një derr dhe u ankua se ai ishte shumë i majmë, më pas kapi një gjeldeti dhe u ankua se qe shumë i vogël. Gjithashtu, vizitoi Senate Foreign Relations Committee dhe i këshilloi anëtarët e tij të mësoheshin me komunizmin, duke hequr një analogji me një prej tipareve të fytyrës së tij: “Nishanin e kam këtu dhe nuk kam se çfarë t’i bëj”.

Herët në mëngjesin e së nesërmes, kryeministri filloi shfaqjen e tij në New York City, i shoqëruar nga guida e tij zyrtare turistike, Henri Kabot Lodxh i Riu, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara. Në Manhatan, Hrushovi debatoi me kapitalistët, u ulëriti atyre që e sulmonin, bëri boks imagjinar me guvernatorin Nelson Rokefeler, ngeci në një ashensor në Waldorf-Astoria Hotel dhe vizitoi Empire State Building, e cila nuk arriti ta impresiononte.

“Në qoftë se keni parë një qiellgërvishtëse, – tha ai – atëherë i keni parë të gjitha”. Ditën e pestë komunisti grindavec fluturoi për në Hollywood. Atje gjërat u bënë vetëm më të habitshme. Për nder të tij u shtrua një drekë me 400 pjesëmarrës, artistë të njohur, ku spikaste dhe Merlin Monro./Jo.Be/Fjala.al

 

Të fundit

Psikologët: Filmat horror mund t’ju ndihmojnë të kapërceni ankthin

Horrori është ndoshta zhanri i fundit që vjen në mendje kur njerëzit mendojnë se si filmat mund të ndihmojnë...

Si u shpikën celularët/ Telefoni i parë i krijuar nga ‘Motorola’

Celulari (ose telefoni celular) është një nga inovacionet më të rëndësishme teknologjike në historinë moderne, duke revolucionarizuar mënyrën se si ne komunikojmë. Historia e celularëve...

Albin Kurti kërkesë NATO-s: Ktheni zonën e sigurisë në kufirin me Serbinë

Kryeministri i Kosovs, Albin Kurti ka kërkuar nga NATO-ja që ta kthejë zonën tokësore të sigurisë në një perimetër prej 5 kilometrash përgjatë kufirit...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 06 tetor 2024, dollari amerikan blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90.6 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.1 lekë. Franga...

Parashikimi i motit për sot/ Mos harroni çadrat, priten reshje shiu

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për...

Lajme të tjera

Web TV