Qeveria britanike do të ndryshojë ligjet për të vendosur dënime më të ashpra për shoferët që drejtojnë makinën në gjendje të dehur por dhe ata që përdorin telefonin duke drejtuar mjetin e tyre.
Sipas udhëzimeve të reja të paraqitura nga sekretari britanik i Drejtësisë, shoferët që do të shkelin rregullat do të përballen me burgim të përjetshëm.
Me këto rregulla do të përballen edhe shoferët e motoçikletave që e tejkalojnë kufirin e shpejtësisë.
Një vajzë 4 vjeçe, e quajtur Violet-Grace Youens, mbeti pa jetë pasi u godit nga një person që po lëvizte me shpejtësi 133 km/h me një makinë të vjedhur.
Personi që goditi vajzën me makinë u dënua me 9 vite e 4 muaj burg pasi pranoi se e ka goditur vajzën duke drejtuar mjetin në mënyrë të rrezikshme. Ru. Do/ Fjala.al