Kjo pandemi po u jep fëmijëve një edukatë për tërë jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Përparim Kabo

E dëgjova dhe sot zilen në oborrin e shkollës dhe zërat e fëmijëve në këtë ditë të parë të fillimit të vitit të ri shkollor…Dëgjova dhe fjalën e shkurtër të drejtoreshës së shkollës që është ngjitur me shtëpinë ku banoj…Një vit atipik ky që vjen pas atij që u mbyll me mangësi të dukshme për shkak të situatës nga pandemia.

Fëmijët dhe të rinjtë u kthyen në shkollë…ndaj disa gjëra duhen mbajtur në vëmendje…Mendoj se çdo dite çdo ore mësimi duhet të nisi me ritualin e higjienizimit të duarve dhe ambientit bankës librave apo mjeteve te tjera. Krijimi i një edukate të tillë do shërbente jo vetëm në kushtet aktuale emergjente por edhe ne vazhdim…fëmijëve të vegjël do u jepte një edukatë për tërë jetën…Një shqetësim tjetër është vajtja në tualete. Fëmijët nuk mund të mos shkojnë atje. Ndaj këtu në këtë ambient ËC që do të thotë ujerat e mbyllura duhet shumë kujdes nga punonjësit e shërbimit…duhet të ketë ujë të rrjedhshëm sapun dhe letër për të fshire duart, kosha të hapur ku hidhen letrat.

Një tjetër çështje është adaptimi psikologjik me situatën. Psikologet e arsimit por edhe të tjera duhet të vëzhgojnë procesin mësimor jetën në shkolla gjendjen psikologjike dhe emotive të nxënësve dhe mësuesve. Po këta ne mediat duhet te jene prezent me ndihmën e tyre profesionale.

Zemra e problemit është mësimi edukimi dhe shkollimi. Kushtet mund të devijojnë nga rregullat klasike pedagogjike por përkushtimi jo.

Nëse qëllimi mbetet mosinfektimi dhe dëmtohet shkollimi demi është më i madh sepse infektimi kap një pjese të nxënësve mosshkollimi përfshin disa breza nxënësish.

Lexo edhe :  Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Duhet qe mësuesit nxënësit prindërit media e specializuar te rrisin kujdesin bashkëpunimin dhe dedikimin. Boshllëqet ne shkollim janë si boshllëqe ne një godine…pasojat ndihen nga lëkundjet e para nesër…

Duhet një organizim me i mire i kohës nga të gjithë faktorët por në radhë të parë nga vete nxënësit…

Mësuesve kolegeve tanë u them…te shkollosh brezat e rinj është jo detyre për te cilën të paguajnë por mision për të cilin të kanë besuar…ju uroj punë të mbarë dhe përkushtim të palodhur…

 

Të fundit

Myslim Murrizi paralajmëron tërmet në listën e Partisë Demokratike për Tiranën

Më sytë nga SPAK dhe me bindjen se  do të jetë në  Parlament edhe pse nuk fitoi  mandatin e...

Dodik paralajmëron referendum në fund të shtatorit

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka njoftuar se në këtë entitet të Bosnje e Hercegovinës do të mbahet referendum në fund të shtatorit. Këtë...

Trump ndërpret takimin me udhëheqësit evropianë për të telefonuar Putinin

Donald Trump ka ndërprerë në mënyrë të beftë takimin me udhëheqësit evropianë në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë,  për të telefonuar Presidentin rus...

43 p.e.s. – Ngjitja e Oktavianit në pushtet, detyroi Senatin romak ta shpallte Konsull

Pas vrasjes së Julius Caesar-it më 44 p.e.s., Roma u fut në kaos politik. Trashëgimtari i tij i birësuar, Gaius Julius Caesar Octavianus, vetëm...

Kthjellime dhe alternime vranësirash/ Parashikimi i motit për sot, 19 gusht 2025

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare prej orëve...

Lajme të tjera

Web TV