Ndryshimet kushtetuese/Alibeaj: Me ose pa koalicione parazgjedhore do të fitojmë, Rama i pashpresë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd  Alibeaj ka folur lidhur më ngërçin politik për ndryshimet në kushtetuese. 

Në një intervistë për emisionin “Opinion” ai thekson se opozita kundërshton ndyshimet kushtetuese në Këshillin Politik për heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe se me ose pa këto ndryshime opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do i fitojë ato. 

Ndër të tjera Alibeaj është shprehur se Rama ka shpresë të mos humbë më 25 prill vetëm po të heqë nga Kushtetuta zgjedhjet në këtë datë, gjë që është e pamundur.

 

”Besoj që është më e rëndësishme sinjalet që jepen para paqtimit politik. E arritëm në 5 qershor. Duke respektuar marrëveshjen e 14 janarit. Synimi ishte që në përfundim t’i shtërngonim dorën njëri- tjetrit. Duke injektuar në publikun shqiptar paqen politike para betejave elektorate.

Ndryshimet kushtetuese ishin tradhëti. Tregoi qartazi se Rama nuk do paqe politike para zgjedhjeve. Është i tmerruar para duke parë dhe numrat, kuotat e tij elektorale. Është politikisht i vdekur.

Qëndrimi ishte i qartë. Koalicionet parazgjedhore janë prej 17 vitesh.

Rama siç duket është bërë pishman për lëvizjet e veta. Sondazhet e kanë bërë, dhe ai i rikthehet tek listat e mbyllura.

Ne duam të ruajmë koalicionet. Është në nenin 96 të Kushtetutës. S’ka nevojë as të heqësh, as ta shtosh për koalicionet parazgjedhore me listë të veçantë. Këshilli Politik s’ka nevojë të sjellë propozime, madje pala tjetër s’duhet të ndërhyjë për qoftë dhe një presje në tekstin e Kodit Zgjedhor.

Propozimi i Ramës është që 1/3 e listës të jetë e mbyllur, ka gjetur alibi kuotën gjinore. Modeli i listave të hapura është 100%. Gjenden mekanizma. Por edhe nëse jo, gjendet zgjidhja. Atëhere thirret OSBE/ODIHR që kryesohet këtë vit nga vetë Rama. Të vijë një ekspert me njohje ndërkombëtare, pra të pyesim Ramën. Nuk e pranuan. Kjo është situata, qëndrimet tona. E kemi detyrim moral politik por edhe ndaj publikut.

Di të them cili do jetë qëndrimi ynë. Deri në fund këtij qëndrimi. Qëndrimet politike bazohen në perceptime që ke mbi mbështetjen elektorale. As e fsheh që në këtë situatë, kuotat elektorale të PD dhe Opozitës tregojnë se janë në shumicë dërrmuese. Edhe 4 vite më parë, ky që pretendon se do të jetë mazhorancë ka pasur 48% të votave. Ishte problemi ynë, PD, LSI, konjuktura politike që s’ishim mazhorancë. Vjet hyri vetëm në zgjedhje. Përdori gjithçka vetëm për të treguar se kishte ruajtur kuotat elektorale.

Në çfarëdolloj triku ligjor që mund të bëjë Rama, kësaj radhe është i pashpresë. Sondazhet i dalin keq e më keq. Nuk e shpëton asgjë nga akrobacirat juridike.

Po t’i rikthehemi të shkuarës së afërt, me depolitizimin, në ato debate në ambasadën amerikane, opozita ishte për depolitizi. Madje dhamë dhe formulën. Kushti ynë ishte i thjeshtë, komisionerët mos vinin nga administrata shtetërore që paguhen nga Rama, por nga privati. Rama ishte ai që në këtë moment iu rikthye kësaj situate. Kishte plan që në komisione të vendoste njerëz nga administrata publike, ata njerëz që kanë filluar të shpërndajnë ato formularët. Nesër, pasnesër ose do i dhunojnë, ose do i paguajnë, ose do i çojnë të fortët para shtëpisë.

Ne do hyjmë në zgjedhje dhe do fitojmë zgjedhjet. Do e rrëzojnë këtë regjim. Është aritmetikë elektorale. Gjithë të papunët, gjithë biznesi i gjobitur, gjithë ata që shohin se ky vend i është dhënë krimit, që shkaktar shohin Ramën. Kështu do të ndodhë, s’ka rrugëzgjidhje tjetër. Le të bëjë çfarë të dojë.

Shpresa e Ramës, vetëm po hoqi nga Kushtetuta zgjedhjet e 25 prillit, por kjo s’mund të ndodhë.”- tha Alibeaj. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV