E marrin në telefon dhe i thonë se ka Covid, ‘shpërthen’ Ema Andrea: Ishte një soj bibe me dialekt, i duket si humor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja e njohur shqiptare, Ema Andrea, përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka treguar se mbrëmjen e djeshme një vajzë e ka marrë në telefon me numër privat dhe i ka thënë se është me Covid-19.

Aktorja shkruan se ndërkohë që telefonuesja bën humor me numër privat, mjekët rrezikojnë jetën te Shefqet Ndroqi.

Postimi i plotë:

Sapo më mori një nr privat, në të cilin një soj bibe në dialekt, më thoshte që kam dalë pozitive me koronavirus se paskam qenë në një shfaqje!

Vogëlushja u prezantua si personi qe paguhet për këtë punë dhe punon në spitalin “Shefqet Ndroqi” duke lëshuar shprehjen, ndoshta më të mençur në jetën e saj
“Bën mirë të jesh në shtëpi se po te sjellim ambulancën”.

Oj ti goc, që paske numrin tim e bëre shoqninë me qesh, a ta kap truri që prej këtij humori dikush mund të shqetësohet? Po sikur te isha sëmure vërtet”, shkruan aktorja ndër të tjera.

“A e kap lënda jote gri që shumë mjeke në atë spital po rrezikojnë jetën? A e kap droga jote që shumë njerëz kanë humbur familjarët e tyre? A ta pret mendja që të ka mbush mami që unë mund te ta kem ngenë?

Dhe e fundit…Vërtet mendon se me nr privat nuk gjehesh? Që unë nuk te gjej?!

Bravo mamit dhe babit tënd që kanë rritur një kafshë pa ndeërgjegje e sigurisht injorante në çdo fushe! Uroj mos ti ndodhë dikujt tjetër ky takim i dhunshëm telefonik. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Lirimi i ish-deputetit Salianji, flet analisti: U soll mirë

Analisti Artur Nura u shpreh se ka një lirim me kusht, por jo një pafajësi për Salianjin, duke nënvizuar...

Zbulim i rrallë, një kartolinë e Liri Belishovës, e shkruar nga internimi

Një gjetje krejt e pazakontë ka ndodhur kohët e fundit në duart e përkthyeses së njohur Etleva Kondakçiu. Teksa kishte blerë një libër të...

Krijohet shoqata e parë ndërkombëtare për eksplorimin e hapësirës së thellë

Kina shpalli të hënën krijimin e Shoqatës Ndërkombëtare për Eksplorimin e Hapësirës së Thellë (IDSEA), me qëllim që të fuqizojë vendet e tjera në...

1889 – Botohet numri i parë i gazetës The Wall Street Journal

Më 8 korrik 1889, në New York u botua për herë të parë gazeta The Wall Street Journal, një emër që do të bëhej...

Gjykata e Lartë rrëzon Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për heqjen e masës së sigurisë arrest...

Lajme të tjera

Web TV