Pjesë e bandës së madhe të drogës/ Pranga shqiptarëve në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni ndërkombëtar “Los Blancos”,  për të shpërbërë bandën shqiptare që importonte kokainë nga Amerika Latine në Evropë, ka sjellë arrestimin e rreth 20 personave nga vende të ndryshme të botës.

Ishin mediat greke ato nqë zbuluan se dy prej personave të kërkuar dyshohej se ishin vendosur në Atikë të Greqisë. Një urdhër arresti ishte lëshuar ndaj njërit prej tyre pasi ai dyshohet se koordinonte trafikun e drogës për llogari të grupit kriminal.

Hetimi, i koduar “Los Blancos”, filloi nga autoritetet italiane në maj 2015 dhe që atëherë është zgjeruar në Gjermani, Spanjë, Hungari, Greqi, Hollandë, Mbretëri të Bashkuar, Rumani, Shqipëri,  Mbretëri të Bashkuar dhe Emiratet Arabe.

Gjatë hetimit pesë-vjeçar, 84 anëtarë të tjerë të organizatës u arrestuan dhe u sekuestruan më shumë se 3.8 ton kokainë dhe më shumë se 5.5 milion euro.

Të dy shqiptarët e arrestuar në 15 shtator në Atikë u dërguan në Prokurorinë kompetente.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV