SHBA/ Uragani Sally shkakton vërshime katastrofike, FOTO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Uragani Sally ka lënë rrugë të vërshuara, ura të dëmtuara dhe ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike përgjatë zonës juglindore të Shteteve të Bashkuara më 16 shtator.

Pensakola në Florida, ka regjistruar vërshime prej 1.5 metrave, derisa qasja në qytet u është pamundësuar rreth 50,000 personave, për shkak të rrugëve dhe urave të dëmtuara.

Qendra Kombëtare për Uragane ka thënë se disa pjesë jugore të Shteteve të Bashkuara janë përballur me shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të mëdha në 24 orët e fundit, duke shkaktuar vërshime “historike dhe katastrofale”, ndërkohë që priten vërshime tjera.

Në qarkun Eskambia, që përfshin Pensakolan, të paktën 377 persona janë shpëtuar nga zonat e vërshuara, ka thënë sherifi, David Morgan.

Sally ka zbarkuar në brigjet amerikane më 16 shtator si uragan i kategorisë së dytë, me erëra deri në 170 kilometra në orë.

Stuhia besohet se ka lënë një person të vdekur në Alabama.

Sipas faqes që përcjell të dhënat mbi energjinë elektrike, poweroutage.us, rreth 550,000 banorë të Allabamas, Floridas dhe Misisipit kanë mbetur pa rrymë.

Vlera e dëmit të shkaktuar nga stuhia pritet të arrijë në 2 deri në 3 miliardë dollarë.

Sally është stuhia e tetë tropikale që ka goditur Shtetet e Bashkuara në këtë sezon.

Sipas hulumtuesve të Administratës amerikane për Çështje Atmosferike dhe Oqeane, intensiteti i uraganeve dhe shkalla e shkatërrimit të tyre është rritur prej viteve 1980, pasi temperaturat janë rritur. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Pesë këshilla që duhet të zbatoni nëse dëshironi të keni gjumë cilësor dhe të qetë

Nëse keni vështirësi për të fjetur ose zgjoheni shumë herët, filloni me këto pesë zakone të thjeshta të shëndetshme...

“Nuk ka karta për të luajtur”/ Trump akuzon Zelensky-n si pengesë për paqe

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e quajtur atë një pengesë serioze...

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Bashkimi Evropian urdhëroi gjigandët e teknologjisë Apple dhe Meta që të paguajnë së bashkuë një shumë pre 700 milionë euro. BE lëshoi një gjobë prej...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë, deklaroi në një...

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se e ka injoruar gjatë kohës...

Lajme të tjera

Web TV