“Deti”, Meta: Të zgjidhet sa më shpejt duke mos minuar marrëdhëniet mes dy vendeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta foli për çështjen e shumëdebatuar mbi zgjerimin e Greqisë me 12 milje në ujërat shqiptare.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Kreu i Shtetit tha se qëndrimi i tij është i qartë dhe parimor, që çështja të zgjidhet sa më parë dhe duke mos minuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Lidhur me çështjen, që është mjaft sensitive prej 12 vitesh mes Shqipërisë dhe Greqisë, është një problem mjaft i ndjeshëm edhe brenda vendit për vetë historinë, presidenti ka qenë gjithmonë koherent dhe bashkëpunues me qeverinë tonë, me institucionet tona, pasi ne të gjithë përfaqësojmë një palë në fund të fundit.

I kam plotësuar të gjitha detyrimet dhe kam qenë shumë bashkëpunues me qeverinë. Prej gati 20 ditësh kemi dërguar një kërkesë zyrtare në përmbushje të detyrimeve, ende nuk kemi përgjigje. Jam i duruar. Kemi shkruar dhe më parë kërkesa, por nuk kemi marrë përgjigje. Asnjë nuk luan me një çështje të tillë, apo me çështje të tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me Greqinë”, u shpreh Meta.

Më tej ai shtoi se qëndrimi i Presidentit është koherent, i qartë dhe parimor, në raport me të gjithë. “Pavarësisht mistrecllëqeve, qëndrimi i presidentit ka qenë shumë i qartë. Nuk ka pasur asnjë rast, kur ka pas mungesë bashkëpunimi nga presidenti.

Presidenti nuk ka qëndrime të dyfishtë apo të trefishta, por vetëm një qëndrim, që çështja të zgjidhet sa më shpejt dhe të jetë çështje besimi mes dy vendeve, jo të minojë këtë marrëdhënie përmes qëndrimeve të pasinqerta, që ndryshojnë në vazhdimësi, sipas konjukturave të çastit, sepse miqësia është mjaft e rëndësishme të zhvillohet dhe forcohet”, tha Meta./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

PD kërkon hetim ndërkombëtar për krimet zgjedhore

Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli, ka ngritur sërish shqetësimin për shpërndarjen e zarfeve të votimit në...

Horoskopi i ditës së enjte, 8 maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Ditë energjike dhe pozitive. Yjet favorizojnë iniciativat e reja, por kini kujdes nga impulsiviteti që mund të kompromentojë mundësitë. Në dashuri ndiheni...

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin e politikës shqiptare prej vitesh,...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Lajme të tjera

Web TV