Të premten, policia në ishullin grek Lesbos, rifilloi zhvendosjen e migrantëve të cilët kanë mbetur të pastrehë, pasi më 9 shtator nga shpërthimi i një zjarri u shkatërrua kampi Moria.
Përveç kësaj, ne mesin e migrantëve ka shpërthyer edhe përhapja e koronavirusit të ri.
Nga 5.000 njerëz të zhvendosur në një kamp të ri – të ndërtuar nga ushtria – 135 deri më tani kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin, thanë zyrtarët.
Më shumë se 12,000 migrantë dhe refugjatë ikën nga zjarret në kampin Moria duke qëndruar për ditë të tëra në natyrë.
Qeveria greke ka thënë se fajtorë për zjarrin ishin disa migrantë afganë, të cilët protestuan ndaj masave kundër pandemisë të vendosura brenda kampit.
Zyrtarët qeveritarë thanë se ata prisnin që operacioni i zhvendosjes së migrantëve në një kamp të ri të zgjaste deri të dielën (20 shtator).
Gjatë viteve të fundit Greqia ka shërbyer si një portë hyrëse për në Bashkimin Evropian, për më shumë se një milion refugjatë sirianë dhe migrantë të tjerë.
Në territorin grek aktualisht janë rreth 30.000 migrantë./REL