Më thuaj çfarë shenje horoskopi je të të them arsyen pse nervozohesh gjithmonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Pritja. Çdo gjë që ka lidhje me durimin, është makth për njerëzit e shenjës së dashit. Radhët e gjata, pritja në telefon, pritja e rezultateve të një provimi janë situata, në të cilat ata e humbasin qetësinë

Demi

Lëvizja. Paketimi dhe zhvendosja në një qytet tjetër është stresuese për këdo, por për demat, të cilët njihen se pëlqejnë stabilitetin, janë të tmerrshme.

Binjakët

Program i ngurtë. Binjakët njihen si njerëz me shpirt të lirë dhe urrejnë t’i raportojnë dikujt diçka, sidomos nëse ka lidhje me rutinën dhe një afat të caktuar. Përpikmëria ndërhyn në ndjenjën e tyre të pavarësisë dhe iu shkakton sulme paniku.

Gaforrja

Një ndarje. Të gjithë e kanë të vështirë të përballojnë një ndarje, por gaforret thjesht nuk munden. Për ta, humbja e një partneri romantik është njëlloj si humbja e vetvetes.

Luani

Të mos iu dalë diçka si dëshirojnë. Luanët e janë të fortë dhe me vetëbesim përballojnë gjithçka, përveç të mos iu dalë e tyrja. Situata, me personalitetin e luanëve, ka tendenca dramatizimi.

Virgjëresha

Të jetojnë në rrëmujë. Falë njerëzve të tjerë me të cilët jetojmë, na ndodh të kemi një shtëpi apo mjedis të rrëmujshëm. Për virgjëreshat kjo është e papranueshme.

Peshorja

Konflikti. Për peshoret konfliktet janë të papërballueshme. Ata do të përpiqen shumë për t’i zgjidhur, duke sakrifikuar edhe shëndetin e tyre mendor.

Akrepi

Pabesia. Një partner që tradhton është vështirë për t’u kaluar nga kushdo, por për akrepat besnikë dhe të fiksuar pas intimitetit, tradhtia është e tmerrshme. Kjo mund të nisë një spirale fiksimi dhe inati, nga e cila duhen vite për të dalë.

Shigjetari

Ndjesia sikur kanë ngecur. Shigjetarët i adhurojnë aventurat, eksperiencat e reja dhe idetë e freskëta. Në momentin që ndihen sikur kanë ngecur në jetën e tyre, ata tmerrohen dhe nuk dinë si të veprojnë.

Lexo edhe :  Enca Haxhia mahnit me një paraqitje elegante në rozë, ndryshe nga herët e tjera

Bricjapi

Pushimi nga puna. Bricjapët vlerësojnë sigurinë financiare dhe titullin në punë, më shumë se gjithçka. Një pushim nga puna i shkund ata.

Ujori

Padrejtësia. Ujorët refuzojnë të pranojnë se jeta është e padrejtë, një mësim të cilin e marrim që në kopsht. Nëse shohin një padrejtësi ndaj tyre ose ndaj personit që duan, ata dalin jashtë kontrollit.

Peshqit

Të nxitohen për të bërë diçka. Peshqit kanë nevojë të ecin me hapin e tyre. Fatkeqësisht, shoqëria jo gjithmonë është e duruar me ta. Të detyrohen të marrin një vendim iu shkakton atyre ankth.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV