Deklaratat e Metës/ Rama: Presidenti kur flet varet nga kahja e hënës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi ditën e djeshme një bashkëbisedim me gazetarët ku ndër të tjera tha se “Grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit, se është më i fortë”.

Por ditën e sotme ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit Edi Rama. Shefi i qeverisë iu përgjigj nga Gjermania deklaratave të forta të Presidentit Ilir Meta, të bëra ditën e djeshme.

Rama tha se nuk i ka ndjekur deklaratat e Metës, duke shtuar se nuk përbëjnë asnjë surprizë.

“Nuk i kam ndjekur deklaratat e presidentit, nuk përbëjnë asnjë surprizë në çfarëdo forme që ato të materializohen. Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e hënës, kështu që varet nga kahja e hënës në momentin kur flet, ndërkohë që parlamenti vazhdon punën, jo vetëm që është legjitim, por është në krye të detyrës dhe do të vazhdojë të kryejë detyrën për të reflektuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke i hapur rrugë listave të hapura dhe duke konsoliduar sistemin zgjedhor me një ndryshim të domosdoshëm të formulës së koalicioneve nga një formulë absurde, në një formulë që e kanë të gjitha vendet evropiane”, tha Rama.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat këtë javë

Kjo javë parashikohet të nis me mot relativisht të paqëndrueshëm. Thuajse në të gjithë vendin e hëna parashikohet të...

100 mijë euro për të ndotur fytyrën, jo për ta larë

Nga Leonard Veizi   Ndërsa bota përdridhet mbi një fije tensioni global, ku liderët ndërkombëtarë luajnë shah me raketa dhe popuj të tërë nuk dinë më...

Rama nis nga Milano fushatën për integrimin europian: Mos e çoni votën në kënetë

Kryeministri Edi Rama e nisi nga Milano fushatën elektorale, ku i bëri thirrje emigrantëve të votojnë për Partinë Socialiste si rruga e vetme për...

Berisha merr LaCivita: 11 maji si një pikë kthese historike për vendin

Në të njëjtën ditë, dy liderët politikë shqiptarë ndodheshin në Itali për të takuar emigrantët. Ish- kryeministri Sali Berisha ishte me shqiptarët e Brescia...

Lajme të tjera

Web TV