Covid-19 në shkolla/ Mësues të infektuar në Bulqizë,Vlorë dhe Gjirokastër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nisja e vitit të ri shkollor ka pasur problematikat e veta ashtu sic edhe parashikohej për shkak të pandemisë.

Janë regjistruar rastet e para të infektuar me Covid-19 nëpër shkolla.

Në Gjirokastër, është regjistruar një rast me Covid 19 në gjimnazin “Siri Shapllo”, në vitin e të. Mësohet se është bërë tamponimi i nxënësve të klasës dhe kontakteve.

Ndërkohë në Bulqizë rezultojnë pozitivë me Covid 19 5 mësues në shkollën “Shefqet Tançi”.

Po ashtu mësohet se ka rezultuar pozitiv edhe një nxënës në shkollën e Çerenecit. Ndonëse në shkollën “Shefqet Tançi” janë pesë mësues të infektuar, mësimi vijon pa ndërprerje.

Covid 19 ka prekur edhe universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë.

Në shkollën “Ajet Xhindoli” janë regjistruar 4 të infektuar dhe në Mbrakull janë regjistruar 4 mësues të tjerë.

Mësohet se në këtë universitet janë konfirmuar pozitiv me Covid 19 disa persona në këto ditë të fundit. Ata momentalisht janë karantinuar teksa është bërë dhe dezinfektimi i ambjenteve të universitetit. Universiteti i Vlorës ka 3 godina të tij,por edhe infermieria është zhvendosur në një tjetër ambjent,ku në fakt dyshohet që dhe aty të ketë raste me Covid 19. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV